Opinion për debat me ata që janë kundër Albin Kurtit
Nga Skënder Sadri KAPITI
Kurti kundër “të gjithëve”, por Albin Kurti nuk është kundër demokracisë,ligjit, shtetit dhe as kundër interesit kombëtar, por është për ligjin,për shtetin,për demokracinë,për reciprocitetin,është për luftën kundër korrupsionit, dhe për integritetin territorial të Kosovës.
Kryeministri si kryeshërbëtor i qytetarëve dhe shtetit duhet të ketë të parin dhe mbi të gjitha Shqipërinë, Kosovën dhe interesin kombëtar, dhe duhet te respektojë ata aleatë nderkombëtare të cilët janë sinqerisht me Shqipërinë dhe me Kosovën.
Askujt nuk i lejohet që për interesa personale,pushteti e përfitimesh të tjera hajnije e korruptive që të sakrfikoje interesin e përgjithshëm dhe kombëtar.
Dhe ky është dallimi sot mes Albin Kurtit nga njëra anë dhe kryeministrit të Shqipërisë,opozitës në Kosovë dhe tërë atyre intelektualëve,analistëve dhe opnionostëve mediatik nga ana tjetër të cilët janë kundër Kurtit.
Nuk ka pse për atë se perendimi don stabilitet në Rajon , nuk ka pse për këtë të paguajë Kosova.
Nuk është e mirë dhe as dashamirësi e BE-se që Kosova për hatër të tyre dhe të asaj se cfarë atyre u interson ,nuk ka pse perendimit për intersa të tij per stabilitet ne rajon , nuk ka pse perendimoret te mos mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, që po bën qeveria Kurti në Kosovë.
Nuk ka pse t’i vendosen sanksione Kosovës as nga Shqipëria si bëri kryeministri saj pse qeveria e Kurtit zbaton ligjin, kushtetutën,dhe pse Kosova dhe qeveria Kurti mbrojnë territorin e Kosovës.
Europa kërkon që të qetësohet Serbia duke e toleruar edhe kur Beogradi pështjellon, nxit dhe ndërhyn për destabilizimin e Kosovës.
Sepse gjithmonë ashtu si edhe në Vitin 1913 Europa për ta “qetësuar” Serbinë dhe për ta kënaqur Rusinë, Europa bëri krimin dhe tragjedinë e madhe kundër shqiptarëve e trojeve shqiptare.
Nuk ka pse BE bën shurdhin e memecin pse Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën.
Cfarë kërkon Kurti?
Kurti kërkon që Kosova të funksionojë si shtet në të gjithë territorin e saj, të zbatohet ligji dhe kushtetiuta e Republikës së Kosovës.
Pra, Kurtin duhet ta mbështesë gjithë politika shqiptare sepse normalisht politika shqiptare interesin kombëtar duhet ta ketë parësor dhe detyrim kombëtar.Pra Kurtin duhet ta mbështesë gjithë politika pozitë-opozitë si dhe politika e Tiranës së pari , ashtu edhe aleatët perendimorë.
Pra, Kurtin dhe qeverinë e tij duhen mbështetur sepse Kurti kërkon dhe vepron për ushtrimin e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës.
Opozita në Kosovë sillet kundër Kurtit sepse ajo kurrë nuk e shtriu autoritetin shtetëror në Veriun e Kosovës.
Ndërsa Edi Ramës i intereson vetëm pushteti i tij në Tiranë, pasi i diskredituar nga korrupsioni në Shqipëri me keqqeverisjen e tij, ai ndërhyn negativisht dhe pa i kërkuar dhe pa e autorizuar kush ai ndërhyn kundër qeverisë Kurti e Kosovës dhe deklarohet pro cdo projekti të dëmshëm për Kosovën me qëllim se duke menduar se është në një linjë edhe me BE-në, ai mendon se do të ketë mbështetjen e perendimit, dhe se me veprime të tilla synon të marrë pikë e nota mbështetjeje politike nga BE për të zgjatur pushtetin e tij edhe sa kohë që të mundet.
Dhe nuk është për t’u habitur se pse edhe mediat në shumicën e tyre janë kundër Kurtit,sepse mediat shqiptare në tërësinë e tyre janë media materialiste dhe mercenare të pushtetit, parasë e të korrupsionit.
Average Rating