
Opinion: Politika në Shqipëri është krim
Nga Skënder Sadri KAPITI

Pas vetërënies së komunizmit, në Shqipëri nuk u bë dekriminalizimi i poltikës,pra nuk pati ndalim me ligj për personat e inkriminuar të regjimit komunist, por thjesht pati vetëm vazhdim dhe riciklim demokratik të komunistëve dhe të agjentëve kriminal të ishregjimit komunist në politikë dhe kudo, dhe për pasojë politika e tranzicionit ishte vazhdimësi por edhe perfeksionim i politikës së kriminalizuar, pati vijimësi të trashëgimtarëve të nomenklaturës komuniste dhe dominim i ishregjimit komunist në politikë tashmë të konvertuar në demokraci hajdutësh dhe të korruptuarish, të cilët kapën pluralizmin, partitë politike, parlamentin, qeveritë, sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë civile. Gjatë këtij tranzicioni politika e kriminalizuar nuk lejoi angazhimin në politikë të individëve antikomunistë, as atyre që nuk kishin dosje spiuni të kohës së regjimit komunist. Kriteri i pashkruar në politikën shqiptare që duhej përmbushur nw kwto30 vite tranzicion ishte ky: ose të kishe qenë komunist e spiun ,ose duhet të ishe trashëgimtarë i tyre që të mund të beje karrierë politike në Shqipëri, sic është e tejmbushur aktualidsht me të tillë p.sh. qeveria aktuale shqiptare, pushteti vendor dhe administrate shtetërore, por edhe opozita .
POLITIKA, REGJIMI I SË CILËS MONTON NË SHTET SISTEMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË POLITIKË E KRIMIT, SEPSE KORRUPSIONI ËSHTË KRIM, DHE KORRUPSIONI KËRCËNON SOVRANITETIN SHTETËROR TË SHTETIT.KORRUPSIONI I POLITIKËS SI KRIM SJELL PASOJA SHUMË TË RËNDA PËR SHOQËRINË, PËR DREJTËSINË;KORRUPSIONI DHE POLITIKA SI KRIM PRISH MORALIN, BËN HAJDUTËRINË DHE USHQEN VESET DHE FENOMENET E RËNDA SOCIALE DHE SHKAKTON PAPUNËSI E VARFËRI;POLITIKA SI KRIM SHKAKTON DHE U JEP KOMPETENCË ARROGANCËS , HALABAKËRISË DHE INJORANCËS,ANTIKULTURËS DHE HALABAKËRISË POLITIKE, INTELEKTUALE DHE MORALE;POLITIKA E KRIMINALIZUAR INKURAJON DHE USHQEN KULTIVIM E TRAFIKIM DROGE, PASIGURI, KRIMIN ORDINER DHE EKSOD.
Dhe a nuk është ky realiteti sot në Shqipëri ku autore dhe shkaktarja për këtë gjëndje është politika.
Në demokraci, pra në shtetin ligjor të gjitha veprimet që bien ndesh dhe janë kundër ligjit përbëjnë krime.
Krime janë veprimet dhe sjelljet me pasoja të dëmshme kundër personit, kundër shoqërisë,kundër shtetit dhe kundër demokracisë , madje krime përbëjnë edhe sjelljet e veprimet politike e shteërore që janë kundër moralitetit njerëzor, që edhe e stresojnë inteligjencën njerëzore, dinjitetin, personalitetin dhe arësyen e shëndoshë.
Krim është tradhtia publike dhe tradhtia e interesave kombëtare.
Krim është maashtrimi dhe keqbërja publike, është krim edhe krimi elektoral si manipulimi dhe trafikimi e shitblerja e votës; është krim vjedhja e parasë publike, krim është edhe shfrytëzimi i shtetit, i qeverisë, i pushtetit, mandatit të deputetit, i mandatit të kryebashkiakut e kuvendarit; krim është shfytëzimi i detyrës së gjyqtarit dhe postit e detyrës shtetërore për të vjedhur e grabituar qytetarët dhe shtetin në tendera, në investime, në shëndetsi, arsim, në infrastrukturë e kudo, si dhe në pazare të ulta duke shfrytëzuar e përdorur ligjin dhe autoritetin e shtetit për interesa personale. Krim është përdorimi i shtetit, i shoqërisë, i partisë dhe i pushtetit, i ligjit dhe i fondeve publike sikur të jenë prona private te politikës dhe pushtetit.
Dhe këto i bëjnë politika dhe politikanët shqiptarë.
Average Rating