Opinion: Pse Albin Kurti pengon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?!

Read Time:2 Minute, 23 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ka shumë kritika dhe shumë kundërshtime nga politika e politikanë shqiptarë kundër Albin Kurtit të cilin ata dhe shumë media, gazetarë e opinionistë, diplomatë dhe intelektualë  shqiptarë e akuzojnë KURTIN se po pengon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; e akuzojnë atë se po vepron kundër perendimit dhe SHBA-ve etj. etj.

U drejtohem këtyre kritikëve dhe anti-Kurtëve se Kurti  në fakt është e vertetë se është pengesë e madhe për disa gjëra.

Së pari Albin Kurti nuk pranon por pengon pazare e plane e gjithfarë projektesh antishqiptare të dëmshme për Kosovën.Kurti nuk pranon dhe pengon coptimin e Kosovës dhe nuk lejon formimin e minishtetit serb brënda Kosovës.

Kurti pengoi dhe mundësoi dështimin e projektit famëkeq antishqiptar dhe anti-Kosovë të “Open Ballkanit”.

Po të kishte qenë  Kurti kryeministër nuk do i ishin dhënë 8000 hektarë tokë Malit të Zi, dhe nwse Kurti nuk do ishte sot , aktualisht kryeministwr nuk do ishte vendosur sundimi i Ligjit dhe Autoriteti i Shtetit nw Veri tw Kosovws.

Kurti po pengon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi  sepse Kurti nuk po lejon që Serbia të marrë ato se cfarë ajo synon nga Kosova nëpëmjet planeve të saj për coptimin e Kosovës dhe të Asosacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kurti po pengon normalizimi e marrëdhënieve Kosovë -Serbi sepse Kurti nuk lejon destabilizimin e Kosovës nga Serbia si dhe Kurti po lufton korrupsionin i cili edhe ky kërcënon Sovranitetin e Kosovës.

Vërehet se kundër Kurtit janë liderë dhe antarë të LDK-së por edhe të partive politike të dala pas luftës PDK, AAK e NISMA.

Dhe po i pyes ata, se përse jeni kundër Kurtit, kur Kurti po mbron legjitimitetin , sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.Përse jeni kaq të zellshëm kundër Kurtit   përderisa Albin Kurti po punon me përkushtim po për këto kauza të cilat punoi Ibrahim Rugova, dhe se a nuk luftoi edhe populli i Kosovës dhe UÇK  për  Kosovën, për clirimin dhe pavarësimin e saj?

Si ka mundësi që Kurtin e akuzojnë edhe shumë politikanë, analistë, opinionistë , gazetarë e pseudodiplomatë shqiptarë ashtu sic e akuzojnë Kurtin edhe Beogradi, Moska dhe shumë lakej e të shitur nga perendimi?

A mos po e pengon Kurti normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pse Kurti kërkon zbatimin e politikës së reciprocitetit me Serbinë? Pse e akuzoni Kurtin si antiperendimor kur Kurti  po punon për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike të shtetit, dhe kur ai po lufton korrupsionin, dhe kur ai po mbron legjitimitetin shtetëror të Kosovës?

Kurti nëse do punonte për interesa personale dhe për pikë politike do e kishte  shumë të lehtë që të pranojë gjithcka cfarë i vjen e gatshme dhe e parapergatitur nga Serbia por edhe nga perendimi në dëm të Kosovës ashtu si fatkeqësisht kanë bërë paraardhësit e tij Thaci e Mustafa. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Zv.kryeministri kroat: Mbështetje qind për qind për Kosovën
Next post Euro 2024: Zvicra, Gjermania, Spanaj dhe Anglia në çerekfinale