Opinion: Pse pushuesit nga Kosova nuk e “tradhtojnë” Durrësin”

Read Time:2 Minute, 38 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ndërsa flitet e konstatohet se pushuesit kosovarë janë pakësuar këtë vit , kjo sidomos në Jug të Shqipërisë, por ama jo ne Durrës. Dhe cfarë e bën të vecantë Durrësin, që kosovarët e duan këtë qytet.

Së pari duhet thënë se banorët e Durrësit e kanë kaluar fazën e “kosovarofobisë”, sepse në Durrës jeton edhe një komunitet i madh kosovarësh që kanë ardhur vazhdimisht në Shqipëri që prej 120 vitesh e këtej. Dhe banorët e Durrësit i njohin mirë shqiptarët e Kosovës , ua njohin mirë që heret virtytet dhe krenarinë dhe sakrificat për liri, komb e shtetësi. Arësyeja tjetër është se mes durrësakëve dhe kosovarëve ka shumë e shumë marrëdhënie miqësirash e krushqirash mes tyre, dhe te banorët durrsakë nuk mund të gjejnë vënd synimet dhe tendencat politike e mediatike për të shkaktuar përcarje  e mosrespekt të ndërsjelltë.

Duhet përmëndur fakti se shumë shkolla nga qyteti i Durrësit janë binjakëzuar me shumë shkolla në Kosovë, duhet përmendur fakti se ka marrëdhënie vellazerore të ndërsjellta mes intelektualëve durrsakë dhe atyre kosovarë.

Patriotët kosovarë që luftonin kundër Serbisë thonin së luftojmë  në Kosovë për ta mbrojtuar Durrësin sepse serbët Durrësin e kanë pasur ëndërr për të dalë aty. Në vitin 1999, në kohën e eksodit, të shpërngulurit nga Kosova insistonin me cdo mënyre që të qëndronin në Durrës, sepse në Durrës ata shikonin se e gjenin veten e tyre të sigurtë e të mirëpritur si në shtëpinë e tyre më mirë se kudo tjetër në Shqipëri.

Nuk harrojnë kosovarët as pritjen që atyre në atë kohë u ka bërë edhe shoqata Durrësi dhe Bashkia Durrësit. Kosovarët nuk e “tradhtojnë” Durrësin sepse Durrësi është edhe qyteti që priti vëllazërisht aq shumë qytetarë dhe të dëbuar nga Kosova në kohën e luftës, nuk e harrojnë as televizionin e Bashkim Hoxhës të asaj kohe, sepse tv-private ne atw kohë ishin shumë pak, nuk e harrojn  ëTV-TEUTËN, që për tre muaj gjatë atij eksodi ky televizion gjatë gjithë kohës u vu në dispozoicion të të dëbuarve nga Kosova për bashkimin e familjeve të tyre dhe të luftës për clirimin e Kosovës.

Kosovarët nuk e harrojnë Durrësin  dhe për faktin se në Plazhin e Durrësit ndodhet edhe qëndra më e madhe e mobilizimnit të UCK-së, “DRENICA” E DURRËSIT, Bashkia e Durrësit në oborrin e “Drenicës” së Durrësit ka ngritur memorial në përkujtim të kësaj ngjarjeje, si dhe rrugën kryesore përballë kësaj qëndre e ka emërtuar  “Rruga e Pavarësisë” me rastin e pavarësisë së Kosovës.Këto  i dinë mirë  kosovarët të cilët nuk i harrojnë dhe prandaj nuk e “tradhtojnë” Durrësin kryeqëndrën panshqiptare, por nuk e di se a i dinë këto politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në Durrës bizneset dhe qytetarët nuk spekullojnë më me cmimet për pushuesit kosovar ashtu si bëhet gjetiu, dhe fakti tjetër se shumicën e lokaleve e punojne me qera shqiptarët nga Maqedonia e Kosova të cilët e kanë traditë guzhinën dhe kulturën e mirësjelljes me turistët e pushuesit.

Qyteti i Durrësit është shëmbull më i mirë i mikpritjes shqiptare dhe i kulturës turistike në Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vrasja e Faton Hajrizit, Daçiq: Nuk kishte ndërmend të dorëzohej
Next post PVD dhe PDSH arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje me Komunën e Preshevës