Opinion: Pse të mos kenë në Shqipëri partinë e tyre edhe shqiptarët me origjinë nga Kosova
Nga Skënder Sadri KAPITI
Historikisht në Shqipëri më shumë prioritet në integrimin politik, ekonomik e shtetëror në Shqipëri kanë pasur dhe kanë sidomos edhe sot minoritetet dhe minoritarët joshqiptarë që jetojnë në Shqipëri si grekët, vllehët, maqedonasit e sllavë të tjerë edhe ndonjë bjellogardist dhe stalinist rus se sa që kanë shqiptarët me origjinë nga Kosova që janë në Shqipëri, si dje në regjimin komunist ashtu edhe në regjimet partiake të paskomunizmuiit.
Me rënien e komunizmit kosovarët ashtu si të gjithë shqiptarët e mbështetën Partinë Demokratike të Shqipërisë por tani a mos duhet që edhe kosovarët në Shqipëri të kenë Partinë e tyre si shqiptarët camë dhe minoritetet?
Në Shqipëri ka rreth 130 parti politike. Parti politike kanë shqiptarët camë kanë edhe minoriteti grek dhe minoritetet e tjera.Dhe pse të mos kenë parti politike edhe shqiptarët me origjinë nga Kosova?Dikur para se të shpallej Pavarësia, shqiptarët me origjinë nga Kosova kishin Shoqatën “Kosova” , të cilën kryetari i saj më vonë e shpërndau.Dhe e vërteta është ajo se politkisht shoqata “KOSOVA” fillimisht ka mbështetur Partinë Demokratike dhe Sali Berishën ashtu si të gjithë shqiptarët. Kosovarët e mbështetën fort demokracinë në Shqipëri sepse kosovarët kishin 50 vite që regjimi izolues, ideologjik dhe antihuman i komunizmit në Shqipëri nuk kishte lejuar që ata të takoheshin dhe të vizitonin familjet dhe të afërmit e tyre në Kosovë.
Regjimi komunist në Shqipëri antijugosllavizmin ata e kishin vetëm për arsye ideologjike dhe aspak Shqipëria nuk i prishi marrëdhëniet me serbo-jugosllavinë për shkak të shkeljes brutale të lirive e të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, por i prishi për arsye politike dhe ideologjike , dhe më pas komunistët shqiptarë iu dorëzuan Moskës së Stalinit.Është për t’u habitur që ka edhe sot nostalgji për serbosllavinë gjë të ciën e verteton fakti se Qeveria e Tiranës mbështeti fuqishëm “Open Ballkan”, një projekt tellësisht kundër Kosovës, por që dështoi për arësye se ky projekt iste edhe antieuropian, antiBE.
NGA KOMUNIZMI MË SË SHUMTI NGA POPUJT E EUROPËS E KA PAGUAR POPULLI SHQIPTAR SI NË SHQIPËRI ASHTU EDHE NË KOSOVË.
Në Shqipëri komunizmi erdhi me ndihmën e emisarëve serbo-jugosllavë dhe se politika marksist-leniniste dhe vetëizoluese e Tiranës nuk interesohej aspak për shqiptarët e Kosovës dhe si politikë antidemokratike e antiperendimore e anti SHBA politika komuniste në Shqipëri i shërbente regjimit komunist antishqiptar serbo-sllav që shtypte liritë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
Shqiptarët me origjinë nga Kosova e mbështetën demokracinë në Shqipëri sepse mendonin që tashmë Shqipëria do të mbështeste Kosovën dhe se do hapej rruga për clirimin e Kosovës dhe për Bashkimin Kombëtar.Mirëpo qeveria edhe e Partisë Demokratike zhgënjeu, pasi ajo kërkoi fillimisht autonomi për Kosovën , shkeli embargon e karburanteve ndaj Serbisë, nuk mbështeti as Rugovën dhe as nuk përkrahu luftën clirimtare për Kosovën si dhe kërkonte pavarësi të kushtëzuar për Kosovën.
Edhe me ardhjen e socialistëve në pushtet, si trashëgimtarë të komunistëve, Kosovën ata e shikonin me sytë e njerkës, Beogradin e konsideronin si kryeqytet të Kosovës sic e ka deklaruar këtë ishkryetari i saj Fatos Nano, dhe në vazhdimësi qeverisja tjetër e saj ajo e sotme më mirë marrëdhëniet dhe më afër është me Beogradin se sa me Prishtinën, dhe madje ajo ka mbështetur hapur edhe projektet antishqiptare e antiKosovë të Beogradit.Disa kosovarë donim të formonim partinë kosovare, ku të përfshihet gjithe elementi nacionalist jo vetëm me shqiptarë me origjinë nga Kosova por edhe nga Shqipëria sepse në Shqipëri akoma nuk ka një parti nacional-patriotike.
Mirëpo kjo nuk u bë por përkundrazi u shpërnda edhe shoqata “Kosova” nxitur nga politikanë të Partisë Demokratike, pasi ata mendonin se në kushtet e reja dhe kur të mësohej e vërteta shqiptarët me origjinë nga Kosova nuk do votonin më Partinë Demokratike por Partinë e tyre si dhe do të bënin aleanca me ato parti të cilat politikisht mbështesni dhe ishin pro Kosovës.
Në Shqipëri jetojne dhe ka rreth 8% të popullsisë shqiptarë me origjinë mga Kosova, dhe duke parë se politikisht politika e Tiranës sillet me hipokrizi dhe me djallëzi karshi Kosovës dhe tregohen shume vigjilentë për të mos lejuar elementin kosovar që të angazhohet në politikë, dhe duke u besuar shqiptarëve me origjinë nga Kosova disa poste e detyra të nivelit të ulët, atëhere pse mos të formojnë edhe kosovarët partinë e tyre politike në Shqipëri për të kundërshtuar atë politikë të dëmshme dhe antikosovare e të papërgjegjshme kombëtarisht të Tiranës, si dhe përderisa ka lloj-lloj e tyrli partie dhe përderisa parti kanë edhe shqiptarët camë, edhe minoritarët. Kosovës tani si shtet i takon që të mbrojë edhe qytetarët shqiptarë në Shqipëri, ata me origjinë nga Kosova për padrejtësitë që atyre u janë bërë nga komunizmi por edhe që u bëhen tani nga shteti, drejtësia dhe politika e Tiranës.
Nuk i pëlqen politikës së Tiranës që kosovarët të kenë partinë e tyre, sepse nuk duan që në Shqipëri të ketë deputetë e shtetarë nacionalistë sepse këtë nuk e duan serbët dhe armiqt e shqiptarëve.
Në Shqipëri, në partitë politike shqiptare dhe në pushtet e qeveri edhe nëse arrin atje që të ketë ndonjë shqiptar me origjinë nga KOSOVA , politika e Tiranës përzgjedh sa për “garnityrë” idividët më të dobët, servilë, jo aftë e jo me kontribute patriotike e kombetare, ashtu sikurse që politika dhe mediat e Tiranës marrin ndonjë “këshilltar” apo gazetar halabak nga Kosova si Baton Haxhiun, Milaim Zekën, Berat Buzhalën dhe ndonjë politikan injorant nga atje.
Kjo gjë, që shqiptarët e Kosovës të kenë partinë e tyre, kjo me siguri nuk do u pëlqejë kosovarofobëve dhe as atyre të shiturve intelektualë, gazetarë, opinionistë dhe atyre që promovojne agjenda anti Kosovës. Dikush mund të thotë se kjo gjë krijon përcarje mes shqiptarëve. Jo, jo, kjo nuk krijon përcarje, por kjo gjë korigjon dhe i vë fre politikës së korrupsionit dhe asaj të dëmshme kombëtarisht, asaj të korrupsionit dhe të papërgjegjshmërisë kombëtare. Kjo gjë nuk përcan por shikoni se cfarë përcarje djallzore dhe hipokrizie po bëjnë politika dhe pushteti i korrupsionit.Këtë gjë mund ta kundërshtojnë disa fallcopatriotë servilë që paguhen nga mediat politike të Tiranës si dhe nga disa “intelektualë” kosovarë të cilët kënaqen kur si shpërblim nga politika e Tiranës marrin mundësinë për t’u rrezitur falas nja 10 ditë në plazhet e Shqipërisë.
Ndoshta nuk u pëlqen që kosovarët të kenë partinë e tyre në Shqipëri, nuk u pëqen majtistëve në Kosovë, sepse kosovarët në Shqipëri janë me bindje të djathta dhe patriotike që kanë trashëgiminë e rezistencës kundër komunizmo-sllavisë dhe kundërshtimin edhe ndaj komunizmit në Shqipëri.
Average Rating