Opinion: Sot, diktatura  e korrupsionit e ka falimimetuar shtetin 

Read Time:3 Minute, 27 Second

Sot, diktatura  e korrupsionit e ka falimimetuar shtetin  si ish-diktatura  komuniste në vitin 1990 . Duhen zgjedhje të parakohshme

Nga Skënder KAPITI

Zgjedhje të parakohshme janë domosdoshmëri dhe emergjencë kombëtare.

Vetting-u dhe sanksionet “non grata” po shëmbin  diktaturën  e korrupsionit, ashtu sikurse pakënaqësia gjithkombëtare dhe SHBA shëmbën diktaturën komuniste para 32 vitesh.

Politikën e tranzicionit të këtyre viteve po ishkomunistët e drejtuan, ata kapën  demokracinë dhe shtetin,ku shëmbulli për këtë është ishkomunisti i devotsjhëm Sali Berisha dhe mbarë vargu politik pas tij Nano, Gjinushi, Meta, Rama, Braho, Ruci e të tjerë pinjollë të diktaturës dhe ishagjentë të sigurimit famëkeq të cilët montuan në Shqipëri regjimin e korrupsionit.

Në Shqipëri nuk u bë as lustracioni dhe as Vetting-u politik , as dekomunistifimi dhe as ndëshkimi i korrupsionit.

Pra,  Regjimi komunist u zëvendësua me regjimin kapitalist  neokomunisto-korruptiv

Nuk ka nevojë as për komente , as për analiza, as për të faktuar dhe as për t’ia mbushur më mëndjen  askujt për atë se “Trekëndëshit të Bermudës”, Republikës së korrupsionit  i janë thyer tre patericat. Pavarësisht errësirës informative dhe mbulimit  të korrupsionit nga ana e  mercenarizmit mediatik ku pothuajse të gjitha  televizionet, gazetat, emisionet,  analistët e opinionistët  , dhe pavarësisht se të gjithë këta  janë mbështetësit  e mëdhej, manipulatorët dhe mjeshtrat e e manipulimit dhe keqinformimit, tashmë askush nuk mundet që ta eklipsojë realitetin e zymtë, të rëndë, korruptiv e kriminal politik, oligarkik, juridik e mediatik në Shqipëri.

Berishës ia dha mandatin e të përjashtuarit dhe te ndëshkimit nga politika shpallja “non grata” për korrupsion nga SHBA, pastaj nga  Basha e më pastaj edhe nga Britania e Madhe.Sot ai është krejtësisht i papranuar dhe askush nuk bisedon dhe as nuk e takon atë. Berishës e Metës ia dhanë përsëri  ndëshkimin populli me 14 Maj 2023 në zgjedhjet vendore  ku ata pësuan fiasko politike,  Knockout tejet të rëndë.

Ndërsa Edi Ramën po e fundos Vetting-u  për superkorrupsionin si asnjëherë në historinë e Shqipërisë, po e fundos fakti se nuk dihet se a mund të shpëtojë ndonjë minister apo drejtor  e deri ndonjë punonjës i administratës së Rilindjes së   i tij  pa u arrestuar për korrupsion, kur deri me tani të gjithë shokët e besnikët e tij  janë arrestuar.

Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm kur Kryeministri do të detyrohet ose do t’i imponohet nga ndërkombëtarët që të japë doreheqjen si llogaridhënie për korrupsionin qeveritar të mninistrave dhe të aparatit shtetëror.Nuk bëhet ndryshimi dhe as luftimi i korrupsionit me arnime qeveritare,por me largimin e saj dhe me zgjedhje të parakohshme sepse nuk bëhet nami dhe as hataja por vetëm se bëhet më mirë kur zgjidhja vjen nga zgjedhjert e parakohshm. Gjëndja sot në Shqipëri nga regjimi i korrupsionit Shqipëri është si ajo e viteve 1990  kur Shqipëria  falimentoi nga   komunizmi

Vetëm në Shqipëri ndodh që akoma te jetë në pushtet një qeveri  e i tillë sme një qeverisje të stërmbushur me skandale korrupsioni, hajnije dhe gjithfarëshe te tjera.        

Dhe kjo vetëm për një arësye: sepse e gjithë politika e vjetër është bashkë kundër ndryshimit dhe në mbrojtje të hajdutësisë, krimit e korrupsionit. E vjetra politike e “Trekëndëshit të Bermudës”dëshpërimisht akoma  janë bashkë kundër Partisë  Demokratike dhe Bashës,por pas  29 Korrikut 2023 pas zgjedhjes së Kryetarit të PD-së zgjidhet edhe kriza e opozitës, ku prej saj PD do të dalë edhe më e fortë, më bindëse dhe e besueshme për të marrë përsipër zgjidhjen e krizës politike , atë të daljes nga Tranzicioni të PD-së, dhe pashmangshmërisht  fillon agonia, fillon rënia e lirë  e “Trekëndëshit të Bermudës”.

“Trekëndëshit të   Bermudës i  janë thyer patericat, diktaturës së regjimit  së korrupsionit po i vjen fundi. Duhen urgjentisht zgjedhje të parakohshme. Qeveria qëndron  në ajër ,tërësisht kundër interesit publik. Dështoi edhe aventura antishqiptare e Open Ballkanit. E vetmja gjë që i ka mbetur është të  largohet kjo qeveri, që të mos i shtohen zullumet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Qeveria e Kosovës shpall shtensionimin në veri, redukton policinë për 25%
Next post Bashkimi Evropian jep detaje të planit katër-pikësh që Qeveria nuk ceki