Opinion: Të lumtë Albin Kurti !
Nga Skënder Sadri KAPITI
Ja kush janë ata në Kosovë që nuk janë e nuk u pëlqen Albin Kurti.Janë të gjithë ata që nuk janë si Kurti.
Dhe këta që nuk janë si Kurti dhe si Osmasni janë ata të cilët nuk bëjnë asgjë përvecse llomotisin dhe urrejnë talentin dhe suksesin e Kurtit. Dhe këta që nuk janë si Albin Kurti aty përfshihen : ish-titistët apo nostalgjikët e titizmit dhe ish ata që i kanë shërbyer regjimit të Milloshevicit. Kundër Kurtit dhe Osmanit sot janë ishpushteti i korrupsionit dhe i hajnisë, ata të ndëshkuarit me 14 Shkurt 2021. Kundër Kurtit janë inatxhinjtë , hipokritët dhe egoistët që i verbon suksesi i Albin Kurtit. Por kundër Albin Kurtit janë edhe disa fanatikë serbofilë e islamofobë që maskohen si pseudopatriotë.
Anti-Kurtët në Kosovë janë pakicë, por ata si dhe mediat e politika zyrtare anti-Kurti në Tiranë përballë Kurtit do të dështojnë sepse Kurti është në anën e duhur të Historisë, Kosovës dhe të vullnetit të Shqiptarëve për Bashkim Kombëtar, si dhe ai ka mbështetjen sidomos të SHBA-ve por edhe të Gjermanisë, Britanisë e të Turqisë që janë kundër ndarjes së Kosovës.
Të lumtë Albin Kurti që po e mbroni me dinjitet Kosovën!
Nëse do bëhej ndarja e Kosovës , nuk kishte pse të bëhej lufta.
Kosovën e ndarë e donte Serbia , ku një të tretën e saj, atë që kërkon pikërisht edhe sot ta merrte ajo. Serbia e ka kërkuar këtë që në vitin 1981.
Të lumtë Albin Kurti! Albin nëse do kishe qenë më herët kryeministër nuk do të ishte nënshkruar Demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kishte pasur as Gjykatë Speciale .Qëndro Albin! E more drejtimin e Kosovës me fusnotë kundër Pavarësisë së Kosovës; e more drejtimin e Kosovës me marrëveshje për Bashkësi të Komunave me shumicë serbe, të një marreveshjeje që mundesonte krijimin e minishtetit serb brënda Kosovës; e more drejtimin e Kosoves kur ishparaardhesi yt deshi ta coptonte Kosovën me mbështetjen edhe të Kryeministrit të Shqipërisë. Albin, ke meritën e madhe se Ju në krye të Kosovës nuk lejuat formimin e minishengenit antishqiptar të Ballkanit të Hapur dhe nuk lejuat coptimin e Kosovws.Albin të lumtë se Ju, qeveria juaj, Presidentja Osmani, Policia e Kosovës dhe gjithë populli heroik i Kosovës po mbroni Ligjin, Kushtetutën , territorin dhe shtetin shqiptar të Kosovës. Albin, cdo shqiptar me shpirt shqiptari sot është me Ju.
Average Rating