Opinion: Veting-u, urgjencë kombëtare
Kryetarët e partive, politika, gjyqtarët dhe korrupsioni janë armiqt e Drejtësisë në Shqipëri e Kosovë.
Nga Skënder Sadri KAPITI
VETING-U NË DREJTËSI JO VETËM NË SHQIPËRI, POR DUHET NJË I TILLË EDHE NË KOSOVË, ËSHTË REFORME JETIKE PËR DY SHTETET SHQIPTARE, ËSHTË DOMOSDOSHMËRI DHE URGJENCË KOMBËTARE NË MBROJTJE DHE PËR FORCIMIN E SOVRANITETIT KOMBËTAR, DHE PRANDAJ SHBA-TË, ALEATI I MADH I SHQIPTARËVE MBËSHTETËN FUQISHËM MIRATIMIN E VETING-UT NË SHQIPËRI, DHE PO KËTË GJË DUHET QË EDHE KOSOVA, SHOQËRIA,MEDIAT DHE POLITIKA ATJE TË KËRKOJNË MBËSHTETJEN E SHBA-VE PËR NJË VETING NË DREJTËSI EDHE NË KOSOVË.
Politika dhe drejtësia si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duke qenë së bashku në marrëdhënie simbioze korrupsioni, krimi dhe hajdutërie, ato janë njëkohësisht edhe armiqt më të mëdhenj të shtetit ligjor,janë armiq të sovranitetit kombëtar, janë mbrojtës të krimeve, hajdutërisë dhe të korrupsionit të tyre. Politika dhe drejtësia në dy shtetet shqiptare kanë ngritur e instaluar mitin e pandëshkueshmërisë dhe të mosllogaridhënies së tyre para asnjë institucione dhe drejtësie, kanë ngritur dhe instaluar sistemin politik korruptiv oligarko-kleptokratik.Si në Shqipëri, ashtu edhe ne Kosovë gjatë këtyre 17 vite clirim dhe 8 vite pavarësi, edhe ne Kosovë sistemi i dejtësisë është problemi më i madh që shqetëson shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Edhe në Kosovë drejtësia është politike, që do të thotë drejtësi e emëruar për t’i shërbuer politikës dhe urdherave korruptiv të politikës, pra drejtësi e korruptuar por edhe e mbushur me gjyqtarë e prokurorë të kohës së ispushtuesit sllavo-serbo-komunist, realitet ky qëduhet ndryshuar dhe që kërkon që edhe në Kosovë të miratohet Veting-u në drejtësi.
Kryetarët e përjetshëm të partive politike shqiptare i kanë dhe i trajtojnë partitë politike si prona të tyre, ata mbajnë dhe zgjedhin rreth vetes një elitë servile dhe të korruptuar që së bashku e shfrytëzojnë jo vetëm partinë, por edhe shoqërinë, shtetin e ligjin duke montuar sistemin e regjimit autokratik e korruptv të pandëshkueshëm. Dhe këtë sundim kryetarët me partitë e tyre e realizojnë me anë të një drejtësie politike me gjyqtarë e prokurorë të zgjedhur dhe emëruar nga politika që të jenë avokatë të regjimit politiko-korruptiv të tyre.
Tre personat që e kanë dominuar, kapur dhe që vazhdojnë akoma ta drejtojnë politikën, shtetin dhe drejtësinë, tre këta që kanë pasur dhe kanë postet e detyrat më të larta shtetërore e që janë kryetarët e partive kryesore politike si Berisha, Rama, Meta dhe pikërisht këta duhet që t’i nënshtrohen të parët Veting-u dhe të hetohen nga SPAK, Struktura e Posacme Antikorrupsion. Këta të tre, ky Trinom i së Keqes, shërbimi i vetëm që do i kishin bërë Shqipërisë e shqiptarëve do të kishte qenë vetëlargimi i tyre nga politika, por nëse nuk dorhiqen atëhere me siguri që ata do t’i largoj Veting-u dhe SPAK-u i cili u miratua në Gusht të këtij viti, para dy muajsh.
Veting-u në drejtësi që sapo u miratua në parlament kërkuar me këmbëngulje të SHBA-ve, ky Veting do të jetë antikrimi, Ligji dhe drejtësia ligjore dhe ajo demokratike i cili do ta mposhtë antiVeting-un e atyre që ishin kundër tij, ky Veting do ta mposhtë krimin dhe korrupsionin e politikës dhe të drejtësisë së kriminalizuar në Shqipëri.
Ky Ligj Veting jetik për Shqipërinë do shërbejë edhe si Veting-ut politik sepse do të hetojë e ndëshkojë edhe politikanë, shtetarë e qeveritarë të cilët deri më sot kanë qenë të paprekshëm, arrogantë dhe mosllogaridhënës para ligjit e drejtësisë për korupsionet, vjedhjet dhe zullumet e tyre, prandaj miratimi i Veting-ut është jetik dhe u miratua si urgjencë kombëtare sepse korrupsioni në Shqipëri ishte kërcënim për sovraniteti kombëtar, dhe prandaj edhe SHBA-të e mbështeten aq fuqishëm këtë Reformë në Drejtësi në Shqipëri.
Ky shkrim ka domethënien se gjithkush duhet dhe do t’i nënshtrohet Veting-ut dhe gjithkush është më i vogël dhe nën autoritetin e Ligjit, dhe të parët që të përgjigjen para tij duhet të jenë ata të cilët e çuan në falimentim Ligjin dhe Drejtësinë në Shqipëri por edhe në Kosovë, dhe që janë: politika, politikanët dhe drejtësia shqiptare të cilat në Shqipëri e Kosovë identifikohen me kryetarët pronarë të partive politike më të mëdha, vullnetit autoritarist të të cilëve prej 25 vitesh u binden dhe u nënshtrohen partitë, deputetët, pushteti, drejtësia, ligji, shteti dhe demokracia, por edhe krimi e korrupsioni.
Pengesa kryesore për miratimin e Ligjit te Veting-ut në Shqipëri ishte politika shqiptare e privatizuar dhe sunduar nga kryetarët e partive politike kryesore të PD,PS dhe LSI përkatësisht nga Berisha, Rama dhe Meta. Te tre keta akuzojne ashper njeri-tjetrin per krim, korrupsion, abuzim, vjedhje dhe shperdorime te renda me pushtetin si dhe për kapje të shtetit dhe të drejtësisë,gjë që është mëse e besueshme sepse ata e dinë këtë shumë mirë sepse edhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin përderisa ka 25 vite që asnjë politikan e shtetar i lartë shteti nuk ka dhënë llogari para drejtësisë politike të tyre pavarësish korrupsionit,vjedhjeve dhe abuzimeve që ata kanë bërë me postin dhe detyrat e larta shtetërore.
Të tre propagandojne se jane për Veting-un dhe njëkohësisht akuzojnë po njëri-tjetrin se e pengojnë dhe nuk e duan Veting-un.
Prandaj vetëm këto do të ishin mjaftueshëm për të vertetuar se këta dhe partitë politike shqiptare janë autorët kryesorë që e penguan dhe nuk e duan Veting-un në Shqipëri sepse kanë shumë frikë se ky Ligj do t’i dërgojë ata përpara drejtësisë ose minimalisht do t’i detyrojë ata që të largohen nga politika duke filluar kështu edhe dekriminalizimi real i politikës.
Nëse politika është e kriminalizuar dhe e mbushur me individë me rekorde kriminale, atëhere pyesim se: kush janë autorët të cilët i zgjodhën dhe i promovuan këta individë në parlament, në pushtet, në administratë, në polici, në prokurori, në gjykatë dhe kudo prej 25 vitesh?! Dhe jo vetëm kjo por edhe tjetra që janë akuzat e këtyre të treve dhe të suitave dhe oborreve“besnike” respektive rreth tyre ndaj njëri-tjetrit si të lidhur me krimin, me korrupsionin, me vjedhjen dhe me drogën, atëhere pyesim dhe të mos çuditet askush se a nuk duhet që dekriminalizimi dhe Veting-u të fillojë me këta ?!
Këta individë duhet të shkojnë përpara drejtësisë, pasi drejtësia, pra prokuroria dhe Veting-u ka fakte për këtë, dhe këto fakte janë së pari vetë akuzat e ndërsjellta publike që këta i kanë bërë prej vitesh dhe akoma edhe tani kundër njëri-tjetrit për lloj-lloj krimesh, abuzimesh, shpërdorimesh e korrupsioni; denoncime dhe akuza të cilat i kanë bërë në media, në parlament, te ndërkombëtarët dhe nëpër fushata elektorale.
Veting-u tashmë do të zgjidhë mosbarazimin politika +krimi +korrupsioni> Ligji duke e zëvëndësuar atë me politika +krimi +korrupsion < Veting, ose me barazimin se gjithkush do të përgjigjet njëlloj para ligjit dhe askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë pavarësisht statusit politik, juridik,pasuror, ekonomik, trashëgimor etj., pasi Ligji në një shtet modern dhe në demokraci është i pasfidueshëm, ligji është më i madh se politika, pra Veting-u mbi politikën dhe jo politika mbi Veting-un. Veting-u do ta pastrojë dhe do ta shërojë politikën shqiptare duke e ndëshkuar pandershmërinë, krimin, korrupsionin dhe degjenerimin e saj.
Këtë duhet ta zgjidhë edhe Kosova
Ligji (Veting-u) është ilaçi i demokracisë i cili lufton virusin e pandershmërisë, krimit,vjedhjes dhe të korrupsionit të politikës, virus i cili e infekton dhe e sëmur demokracinë dhe që e kërcënon shtetin si dhe sovranitetin e individit dhe të shoqërisë.
Këta të tre dhe “besnikët” e tyre duhet t’i nënshtrohen Veting-ut dhe SPAK-ut në mënyrë që SPAK të bëhet i besueshëm dhe që shqiptarëve t’u kthehet besimi te drejtësia e shteti dhe për faktin se Veting-u është vepër e SHBA-ve mbështetur edhe nga BE. (Shkruar me 10 Shtator 2016)
Shënim: Tani jemi në Nëntor 2024, dhe pas 8 vitesh koha vertetoi saktësinë e këtij shkrimi, pasi në vitin 2021 Berisha, ishkryetari i PD-së, ishkryeministër dhe ishpresident fillimisht u shpall “non grata” për korrupsion në vitin 2021 nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe më pas u vu nën arrest shtëpiak dhe po hetohet nga SPAK, ndërsa edhe Ilir Meta ishkryeministër, ishzëvëndëskryeministër dhe ministër i jashtëm në kualicion me Partinë Demokratike, ishkryetar parlamenti dhe ishpresident i Shqipërisë po për korrupsion u arrestua nga SPAK në Tetor 2024.
Kurse nga qeveria aktuale e cila po rezulton si qeveria më e korruptuar në historinë e shtetit shqiptar dhe kampione në Europë për korrupsion dhe vjedhje të parasë publike, këtij kryeministri dhe qeverisë së tij për ditë e më shumë po i arrestohen nga SPAK-u ishministra e ministra, deputetë, kryetar bashkie dhe drejtorë drejtorish e punonjës administrate, dhe deri më sot janë arrestuar shumë nga këta dhe nuk dihet se deri dhe sa të tjerë, e ndoshta të gjithë do hetohen e ndëshkohen nga SPAK për vjedhje të parasë publike dhe për korrupsion. Nëse SPAK dhe drejtësia e re vazhdon kështu duke arrestuar shumicën e ministrave të qeverisë aktuale të Partisë Socialiste , të disa kryetarëve të bashkive dhe të drejtorëve të administratës shtetërore, dhe përderisa nga qeveria pavarësisht këtij korrupsioni të stërmadh,deri më sot nga vetë qeveria dhe kryeminstri Rama nuk ka asnjë kallxim në SPAK për ndonjërin prej tyre, dhe për pasojë të kësaj gjëndjeje të kësaj gjithpërfshirjeje në korrupsion të kaq shumë ministrave, deputetëve e drejtorëve të qeverisë aktuale, mundet që kjo qeveri të shpallet “non grata” nga perendimi si dhe dhe të ndëshkohet patjetër nga vota e shqiptareve.
Ndërsa në Kosovë, atje votuesit dhe demokracia e ka ndëshkuar rendë politikën e vjetër në zgjedhjet e Shkurtit 2021, i ka ndëshkuar partitë politike të PDK-së së Hashim Thacit, LDK-së së Isa Mustafës , AAK së Ramush Haradinajt së bashku me tërë politikën e vjetër satelite të këtyre tre partive kryesore, por që kryesisht opinioni në Kosovë vazhdimisht te Gazeta “Kosova Sot” e cila promovon domosdoshmërinë për Veting-un në Kosovë, pra po kërkohet Veting në Drejtësi edhe në Kosovë ashtu si në Shqipëri në mënyrë që të pastrohet edhe drejtësia politike në Kosovë,të pastrohet edhe ajo nga ishgjyqtarët e prokurorët e ishregjimit sllavo-kumunist dhe nga të korruptuarit, të kriminalizuarit dhe të paaftët.Duhet Veting juridik në Kosovë sepse kjo gjë i shërben pastrimit,hetimit dhe ndëshkimit të të korruptuarve, hajnave si dhe konfiskimit të pasurisë e të parasë së tyre të fituar me korrupsion, vjedhje e hajni pasi kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur politikën, shtetin dhe ligjin.
Durrës, 2 Nëntor 2024
Average Rating