Opinion: Votoni Kurtin sepse ai dhe LVV janë projekt kombëtar
Nga Skënder Sadri KAPITI

Albin Kurti dhe LVV nuk janë dhe nuk erdhën rastësisht aty ku janë sot.Vetë fakti se atë e votojnë shumica në Kosovë tregon se Kurti është një projekt kombëtarë si domosdoshmëri kombëtare.
Kurti dhe LVV sot mbështeten edhe nga ndërkombëtarët , sidomos nga SHBA-të dhe aleatët besnik të Kosovës. sepse Kurti është në shërbim të cështjes kombëtare të Kosovës.
Kurti, politika e tij dhe LVV është sot projekt kombëtar ashtu si ishte Rugova dhe UÇK-ja.
Kurti sot është politikani shqiptar më proamerikan sepse:SHBA duan dhe mbështesin politikën dhe politikanin Kurti, pasi Kurti është i pakorruptueshëm , pasi korrupsioni është dhe përbën tradhtine dhe kërcënimin më të madh për demokracinë dhe shtetin ligjor, pasi korrupsioni është kërcënim për shtetin dhe pavarësinë e sovranitetin e tij.
Kurti është proamerikan sepse Kurti punon dhe i është përkushtuar forcimit të ushtrisë së Kosovës ,forcimit dhe modernizimit të saj, pajijsjes me armë modern.
SHBA mbështesin Kurtin dhe Kurti është me SHBA-të sepse SHBA-të duan një politikë dhe politikan në Kosovë i cili për cëshjen kombëtare dhe në mbrojtje të sovranitetit e të territorit të shtetit të Kosovës është i pathyeshëm.LVV dhe Kurti punojnë për ndërtimin e demokracisë, të drejtësisë dhe të shtetit ligjor, dhe prandaj duhet votuar Kurti.
Fahri Dahri: Mirëmëngjes. Mendoj se si shteti i Kosovës dhe shteti i ynë duhet të intensifikojnë përpjekjet për shtimin e njohjes së shtetit të Kosovës nga shtete të tjera. Dhe ju keni mendime shumë të drejta lidhur me drejtimin sa më të mirë të shtetit të Kosovës.
Mos arritja e një stabiliteti në parlamentin dhe në qëndrueshmlrinë e qeverisjes, ku kemi disa zgjedhje elektorale njëra pas tjetrës, pavarësisht shkaqet që pengojnë, sipas mendimit tim është përgjegjësi e të gjithë politikës së Kosovës. Që të arrihet tek më e rëndësishmja, mendoj se duhen reduktuar disa gjëra të padëmshme, të vogla të cilat pasi analizohen se nuk dëmtojnë në tërësinë e jetës normale të shoqërisë.
Mbështes mendimin tuaj dhe shpreh dëshirën tonë shekullore për intensifikim të taktikave të përbashkëta për të arritur në strategjinë e BASHKIMIT KOMBËTAR, të cilin na e kanë ndarë, coptuar duka na detyruar me dhunë Fuqitë e Mëdha në favor të shteteve fqinjë. Ju uroj ditë të mbarë. Respekte.

Average Rating