Home » Opinione » “OPINIONIADA” E NXEHTË KOSOVARE

“OPINIONIADA” E NXEHTË KOSOVARE

Nehat Hyseni-2Shkruan: Nehat Hyseni

Në këto ditë vere me rrebeshe të shpeshta shiu e breshëri, Kosovën e ka kapluar një hov i madh debatimesh e opinionesh nga më të ndryshmit, lidhur me një mori problemesh e sfidash të ndryshme, që aktualisht e kanë pushtuar skenën politike e shoqërore të Kosovës, nga të cilat dominojnë tri tema të “nxehta”.

1.Pritja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Fillimisht, gjatë pranverës së këtij viti, ishim të përfshirë në debate e opiniondhënie lidhur me fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, ku garohej me opiniondhënie e prognozime lidhur me, thënë me fjalorin sportiv, “favoritin” e këtyre zgjedhjeve.

Dhe, si ndodhë zakonisht edhe në sport, kësaj radhe në skenën politike kosovare, nuk ndodhi që të fitoj “favoriti”, që për shumëkend ishte LDK. Sepse, siç u pa puna, prognozimet në politikë na dolën, ashtu si në sport, e posaçërisht në Botërorin e futbollit në Brazil, që sapo ka përfunduar, se nuk ishte aspak falemnderuese.
Llogaribërja e bazuar në hendikepet dhe dobësitë e kundërshtarit apo rivalit politik, doli se ishin të pamjaftueshme. Madje, fare të gabuara.

Kështu,  llogariste LDK se i kushte “ardhur koha” për të fituar, ndoshta edhe “me duar në xhepa”, meqë PDK ishte do ësuar nga ndarja e fraksionit të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, që formuan “Nismën” për të garuar si të vetëm në këto zgjedhje, ku arritën sukses që ta kalojnë pragun zgjedhor dhe të fitojnë 6 deputetë.
Ndërkaq, befasia më e madhe e zgjedhjeve të 8 qershorit ishte humbja e LDK-së, e cila fitoi 30 deputetë, krahasuar me koalicionin parazgjedhor të PDK-së, e cila doli e para, me 37 deputetë.
Për çudinë e mbarë botës demokratike, skena politike kosovare akoma është e përfshirë në debatin se kush ishte fituesi i zgjedhjeve të 8 qershorit: koalicioni i PDK-së, apo Koalicioni paszgjedhor që u formua më 10 qershor 2014 midis LDK-së, AAK-së dhe Nismës, të mbështetur nga Lëvizja VV.

Edhepse dihet se ky koalicion ka shumicën prej 47 deputetëve, kurse në Mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 17 korrik 2014, arriti ta ketë mazhorancën prejt 83 deputetëve, që dmth më shumë se 2/3 e deputetë e të Kuvendit të Kosovës, që numëron gjithsej 120 deputetë, megjithatë u penguan nga pakica prej më pak se 1/3 e deputetëve.

Madje çështja shkoi edhe në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, për të përcaktuar se kush është “fituesi” i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014. Sit mësuam se Gjykata Kushtetuese paska caktuar seancë dëgjimore për 21 gusht 2014, ku do duhej deklaruar të gjithë deputetët veç e veçidhur me kërkesën e PDK-së për anulimin e Mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës të 17 korrikut 2014 dhe anulimin e  gjedhjes së Isa Mustafës kryetar dge dy nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe lidhur me kërkesën e Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe minoriteteve, gjithsej 67 deputetë, për anulimin e kërkesës së PDK-së.
Natyrisht se kjo temë ka nxitur debate dhe opinione intensive dhe ekranet televizive janë uzurpuar nga emisionet debative nga opinionistë e analistë të ndryshëm politik, lidhur ma atë se kush ka të drejtë, si dhe me dhënie të prognozave dhe parashikimeve e mendimeve nga më të ndryshmit.

2.Raporti i Prokurorit Williamson
Por, interesimin e kosovarëve kësaj vere e ka preokupuar edhe shqetësimi lidhur me vizitën e këtyre ditëve dhe puikimin e raportit të Prokurorit të BE-së, amerikanit Williamson dhe  paralajmërimin e tij për arrestimin e “peshqëve të mëdhenjë”, që supozohet të jenë nga radhët e Qeverisë në ikje, dmth bashkëpunëtorët e ngushtë të Hashim Thaçit.

Madje, dyshohet se mund të ngritet aktakuzë edhe ndaj vet kreut të PDK-së, Hashim Thaçit. Prandaj, edhe kjo temë e ka preokupuar opinionin kosovar dhe është pjesë  e debatit intensiv dhe të nxehtë në medie, të cilat pothuajse për çdo natë janë duke organizuar emisione debative dhe opiniondhënëse lidhur me këto dy tema të rëndësishme.

3.Akti monstruoz i xhihadistit Muhaxheri
Por, sikur nuk mjaftuan temat e përmendura për ta shndërruar skenën politike e mediatike të Kosovës në një “Opinioniadë” maratonike,  këto ditë na doli një lajm tronditës, që e ka “okupuar” internetin dhe të gjitha rrjetet sociale, si dhe mediet elektronike e të shtypura të Kosovës, paraqitja e skenave të pabesueshme, të trishtueshme  e monstruoze të të riut  nga rethina e Kaçanikut, Lavdrim Muhaxheri, i rekrutuar në luftën e Sirisë, duke e ekzekutuar para kamerave një të ri me prerje të qafës!!!

Ky akt makabër, antinjerëzor e anticivilizues prej monstrumi, kinse në emër të xhihadit dhe fesë islame, tregon se sa antinjerëzor, antiislamikë dhe anticivilizues është. Pa diskutim se pamjet e tilla trishtuese është vështirë të shikohen nga njeriu normal dhe sjellin tug dhe të vjella! Këto skena na duken të pabesueshme dhe joreale.
Prandaj, edhe kjo temë tronditëse i është shtuar debatit emocional, që shihet ashiqare se e ka zënë të papërgatitur opinionin mbarëshqiptar, e sidomos atë kosovar.

Këto debate zhvillohen kryesisht reth dënimit të pakontestueshëm dhe unanim të shoqërisë kosovare të këtij akti makabër dhe studimi i shkaqeve shoqërore që mund t’i kenë ndihmuar aktit të tillë.

Në këtë drejtim, sidomos prinë emisioni debativ i RTV21, me opinionistët me përvojë: Muharrem Nitaj, Dukagjin Gorani, Halil Matoshi, etj. të shoqëruar edhe me figura nga skena politike, kanë dhënë kontribut të çmuar me opinionet e tyre lidhur me temat e përmendura.

Poashtu edhe RTK dhe Klan Kosova i kanë kushtuar rëndësi të posaçme këtyre temave që aktualisht e dominojnë opinionin e shoqërisë kosovare.
Kuptohet se debatet e mirëpërgatitura, të hapura për të gjithë dhe të lira e të pandikuara, janë të mirëseardhura për çdo shoqëri demokratike, e sidomos për shoqërinë kosovare që është duke bërë hapat e parë dhe të pasigurtë e me plotë sfida në rrugëtimin e saj drejtë demokracisë së mirëfilltë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress