Organizata e Veteranëve të Luftës së ish – UCPMB-së, dega në Bujanoc, duke pasur parasysh se jemi në prag të zgjedhjeve komunale dhe duke e ditur se mund të ketë tensione mes partive politike si dhe simpatizantëve të partive politike në komunë ne Bujanocit, kërkon nga udhëheqësit e partive që të participojnë në zgjedhje që të thirrin elektoratin e vet që të kenë mirëkuptim, maturi mes vetë si dhe ta ruajnë qetësin, gjakftohtësinë gjatë periudhës zgjedhore.
Duke pasur parasysh situatën më specifike në komunë e Bujanocit neve si organizatë jemi të obligua që moralisht dhe kombëtarishtë të ju bëjmë thirrje për respektimin e kësaj komunikate sepse tensionet dhe incidentet ne mes vete nuk janë në favor të shqiptarëve por janë në favor të dikujt tjetër, në të kundërtën përgjegjësin do ta mbajnë udhëheqësit e partive politike.
Gjithashtu me këso lloj tensionesh ne nuk i respektojmë dëshmorët e kombit që dhanë edhe më të shtrenjtën jetën, që falë tyre dhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të UCPMB-së, ne sot po e gëzojmë këtë liri, si dhe jemi të lirë të votojmë ashtu siç ne duam dhe vendosim për të ardhmen tonë.
Bujanoc Kryetar i OVL-së
23/04/2012 Edmond Isufi