ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS
SË UÇPMB-së
NJ O F T I M
Të nderuar qytetarë,ju njoftojmë se familja e Dëshmorit të Kombit Eqrem Shefqet Hoxha nga Prizreni i rënë gjatë luftës së lavdishme të UÇPMB-së të vitit 2001,këtyre ditëve është duke përjetuar ditët më të vështira që prej rënies në altarin e lirisë të djalit të tyre Dëshmorit Eqrem Hoxha pasi djali i tyre pra, vëllau i Dëshmorit të kombit është në gjendje shumë kritike për jetë a vdekje nga një sëmundje e rëndë e diagnostifikuar /tumori në kokë/. Familja e Dëshmorit përveç që po përjeton dhëmbje nga sëmundja e djalit të tyre është edhe në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk mund t’ia dalë vet që ti mbulojë shpenzimet për intervenimin kirurgjik që do ti bëhet në spitalin e Tiranës. Andaj kërkojmë nga ju vëllezër dhe motra që si gjithmonë edhe kësaj here ta tregojmë solidaritetin tonë, ti ndihmojmë dhe ta përkrahim familjen e Dëshmorit, fundja ja kemi borxh sepse ai dha jetën për Luginën e Preshevës e ne së paku ta ndihmojmë familjen e tij në këto ditë të vështira .
Të gjithë të interesuarit që kanë shprehur dëshirë që ta ndihmojnë këtë familje ta bëjnë këtë përmes zyrave të OVL-së në Preshevë dhe Bujanoc.
Me respekt
Preshevë, 11.11.2011.
OVL e UÇPMB-së
Kryetar, Ramadan Ismaili