Home » Lajme, Vendore » OVL e UÇPMB-së: Urim për 28 Nëntorin ditën e Flamurit

OVL e UÇPMB-së: Urim për 28 Nëntorin ditën e Flamurit

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS
UÇPMB-së

NJOFTIM
Urime Nëntorin, muajin e lavdisë gjithë shqiptare, Urime 28 Nëntori, Festa e Flamurit të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.
Amaneti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në vazhdimsi u trashigua një beslidhje shqiptare për ti dal zot tokës arbërore, duke u flijuar e ushqyer me gjak të freskët flamurin kuqezi, flamurin e ngritur nga vet ai, më 28 Nëntor të vitit 1443.
Data më e veçan në gjithë epokën e historisë sonë kombëtare, datë që lidhë në vazhdimësi përpjekjet e gjeneratave të shqiptarëve për të qenë të lirë e sovran në tokat e tyre, po afron. Dhe kjo datë karakterizon tërë muajin Nëntor si muaj të kryengritjeve të mëdha popullore, si muaj të veprave të mëdha të tribunëve tanë duke filluar me epokën e Skënderbeut për të vazhduar me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nga Ismail Qemali e deri në historinë tonë më të re, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe datëlindjes së komandantit legjendar të saj Adem Jashari. Është nderë për çdo shqiptarë e në veçanti të institucioneve tona politike, që në këtë datë të shënuar historike të përulen para dëshmorëve të kombit, dhe të betohen duke e obliguar vetvetën se do të jenë në krye të detyrës për të jetësuar idelain që dëshmorët na e lanë amanet. Për të dhënë betimin para tyre, se do të jenë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe bartësve të sajë.
Të nderuar veteran dhe invalid, familjarë dhe ish-bashkëluftëtarë të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të nderuar bashkëkombas, ju bashkudhëtar të rrugës së gjatë, të mundimshme dhe të përgjakshme, të sakrificës e vetflijimit për liri, të nderuar shqiptarë ku do që jetoni, në Shqipërinë etnike dhe të migruar nga ajo, Urime festa kombëtare e 28 Nëntorit dita e flamurit
Preshevë Kryesija e OVL-UÇPMB,së
27.Nëntor.2017 Kryetar Munir Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch