OVL-UÇK përkrah protestën e nesërme (e shtunë) që do të nis nga ora 18:00

Read Time:3 Minute, 55 Second

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) të premten ka vendosur që të pengojë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat.

Reagimi i kësaj organizate ndodh për shkak të përjashtimit të veteranëve nga paga minimale, që është miratuar në lexim të dytë të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Pas mbledhjes së OVL-UÇK, u bë e ditur se do të përkrahin protestën e nesërme (e shtunë) që do të nis nga ora 18:00, por që paralajmëruan edhe protesta të tjera.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha se Kuvendi i Kosovës jashtëligjshëm ka miratuar Ligjin për pagën minimale, i cili nuk përfshin veteranët e luftës.

Ai theksoi se nga viti i kaluar kanë bërë të ditur qëndrimet e organizatës që do të pengojnë punën e institucioneve, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Kryesia i mori disa vendime, së pari për të kundërshtuar këto gjëra që i ka bërë qeveria jo vetëm ndaj neve, por që po mundohet që të shkelë të gjithë. Qoftë me sindikatat që e ka shpallur luftën më herët, qoftë me mediat, qoftë me shtresat e ndryshme të shoqërisë. Natyrisht që ne të organizohemi, mobilizohemi që ta kundërshtojmë. Kryesia mori vendim që meqenëse është thirrur, siç ne jemi të informuar nga shoqëria civile, një protestë nesër në orën 18, si organizata të dala nga lufta ne e mbështesim si protestë dhe kërkojmë që të marrin pjesë njerëzit sa më masovikisht, derisa ne të bëhemi gati sepse jemi duke përgatitur edhe ne protestat tona. Po ashtu, kryesia mori vendim që sa të mundemi qoftë me pesë apo dhjetë persona të pengojmë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës. Kur ata i kanë seancat ne të dalim aty që të mos i lejojmë që t’i mbajnë”, deklaroi Klinaku.

Po ashtu, ai shtoi se ka qenë i informuar që kjo nismë ligjore ishte tërhequr para tri ditëve.

“Do të marrim veprime nëse Qeveria apo institucionet vendit, Kuvendi e miraton ligjin për pagën minimale duke përjashtuar veteranët. Fjalën e kemi pasur që nëse futet në lexim të dytë, ne do të qëndrojmë apo protestojmë para Kuvendit të Kosovës. Sipas asaj që kam pasur kontakte me anëtarë të Kryesisë së Kuvendit dhe që më kanë informuar, ky ligj para tri dite është tërhequr, duke u rikthyer që së paku ta rrisin edhe më shumë pagën minimale, por të diskutohet për futjen edhe të çështjes së veteranëve të luftës në Ligjin për Pagën Minimale, gjë që keni parë edhe vet që ka pasur edhe amendamente nga partitë opozitare. Ne nuk e kemi menduar që këta me seanca të jashtëzakonshme ta shfrytëzojnë rastin kur të largohet opozita dhe i kanë 61 numra”, tha Klinaku.

Në konferencë për media, Klinaku shtoi se do të duhej të merrnin pjesë në diskutimet publike dhe se konsideron se miratimi i këtij projektligji është bërë në mënyrë të kundërligjshme.

“Shqetësimet tona qysh prej vitit të kaluar ju e dini që kam pasur protesta disa herë para Kuvendit të Kosovës dhe kemi pasur edhe takime dhe ju kemi treguar që çfarë janë duke bërë kjo qeveri dhe pastaj me miratimin e saj në Kuvend janë duke bërë edhe kundërligjshëm. Në ligjet ekzistuese që i kanë organizatat e dala nga lufta, që jemi kategori ligjore, aty thuhet që nuk mund të bëhen ndryshime ligjore pa marrë pjesë edhe ne në ato diskutime edhe t’i bëjmë propozimet tona për ta ndryshuar qeveria apo Kuvendi ligjin. Diskutimet publike kanë pasur për obligim që t’i bëjnë, sepse jemi kategori ligjore dhe përderisa neve na përket, apo veteranëve të luftës, invalidëve, familjeve të dëshmorëve, kur duhet të ndryshojnë ligjet natyrisht ne që jemi përfaqësuesit e tyre do të duhej të merrnim pjesë”, shtoi ai.

Për më tepër, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga ky ligj.

“Lëvizja Vetëvendosje apo pushteti nuk mund ta kalojë atë ligj pa Listën Serbe dhe e kemi ditur që janë dakorduar, kanë komunikuar që të heqin veteranët e luftës. Janë dakorduar LVV dhe Lista Serbe për të hequr veteranët nga paga minimale, sepse si e kanë votuar ligjin në lexim të parë që i heq veteranët nga paga minimale, Lista Serbe e ka lëshuar sallën. Vetvetiu e kemi ditur që kanë qenë të dakorduar, gjë që po dëshmohet edhe me këto përgjimet e kësaj afere “Zdravo”. Këta kanë qenë shumë më herët të koordinuar për të luftuar veteranët e luftës së UÇK-së”, përfundoi ai.

Në seancën e së enjtes në mbrëmje, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligji për pagën minimale, ku nuk janë të përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>SHSHASH ”Papa Klementi i XI Albani” nga Suedia organizon tubime kulturore edhe në Kosovë dhe Shqipëri</strong>
Next post Pas 29 Korrikut 2023 Partia Demokratike e Shqipërisë fuqizohet dhe vjen shpejt në pushtet