OVL e të luftës dhe shumë luftëtarë të lirisë kanë vizituar sot tre të liruarit shqiptar Agush Memishin , Faton dhe Samet Hajdarin. Ata kanë vlerësuar lartë trimërinë e tyre , duke konsideruar se pafajësia e tyre ka dëshmuar edhe luftën e pastër të UÇK-së dhe UÇPMB-së.
Organizata e veteranëve të luftës në Preshevë dhe Bujanoc dhe bashkëluftëtarët e lirisë kanë qëndruar sot në konakun e familjes Agushi dhe Hajdari. Fillimisht ata kanë vizituar të liruarin Agush Memishi , duke e përgëzuar për qëndrimin e tij dhe mbrojtjen e pafajësisë deri në momentin e fundit. Agushi aty takoi edhe disa shokë burgu nga Bujanoci , të cilët më 5 maj u arrestuan nga forcat e xhandarmërisë .
Ndërkaq kryetari i OVL në Preshevë Ramadan Ismajli ka përcjellë mesazhe edhe nga organizata e luftës në Kosovë e Maqedoni .Ai me tej ka theksuar se pafajësia e Agushti , Fatonit , Sametit dhe të tjerëve është një fitore e gjithë shqiptarëve.
Ndërkaq më pas të gjithë kanë vizituar edhe dy vëllezërit Hajdari .
Nga këtu kreu i OVL-së Edmond Isufi ka thënë se pafajësia e djemve nga Lugina ishte një moment gëzimi për të gjithë shqiptarët ,pasi u dëshmua lufta e pastër e tri ushtrive çlirimtare shqiptare.
Agush Memishi ,Faton Hajdari dhe Samet Hajdari janë liruar nga të gjitha aktakuzat më datë 13 nëntor , ndërsa vendimi për lirim iu bë e ditur pas përfundimit të seancave gjyqësore ku dhe u rrëzuan të gjitha akuzat e dëshmitarëve. Ata gjatë këtyre ditëve po vizitohen nga shumë të Luginës.
Rtv Presheva