Home » Lajme, Ndërkombëtare » Pa plan zbatues të marrëveshjes, Thaçi e Daçiq ritakohen më 21 maj

Pa plan zbatues të marrëveshjes, Thaçi e Daçiq ritakohen më 21 maj

Bruksel, 8 maj  – Dy ditë bisedime kanë përfunduar pa asnjë rezultat në mes të delegacioneve të Kosovës dhe atij të Serbisë. Pasi një ditë më parë nuk arritën pajtueshmëri, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë e vazhduan edhe të mërkurën dialogun për planin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, por as dita e dytë nuk solli ndonjë rezultat në këtë drejtim, njofton KTV-ja.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës ka prezantuar gatishmërinë për arritjen e planit për implementim, që do të sqaronte veprimet konkrete të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, që do të ndalonte veprimin e strukturave ilegale të sigurisë dhe të drejtësisë, që do mundësonte përgatitjet për ndërtimin e strukturave institucionale sipas ligjeve të Kosovës, që të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës këtë fundvit”– ka theksuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, për të shtuar se “pala kosovare ka shprehur gatishmërinë që të realizojë zotimet që dalin nga marrëveshja”.
Por, pala serbe kërkoi hapjen e temave të tjera dhe që në dialog të diskutohet për atë që e ajo quan “çështje jetike”, si pasuria dhe pozita e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Ndërkohë, është bërë e ditur se për këtë Thaçi dhe Daçiq do të takohen më 21 maj në Bruksel.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch