Home » Lajme, Opinione » Pajtimi Kosovë – Serbi, Kosova ta kundërshtojë qasjen e gabuar të përfaqësuesi të BE-së Mirosllav Lajçak

Pajtimi Kosovë – Serbi, Kosova ta kundërshtojë qasjen e gabuar të përfaqësuesi të BE-së Mirosllav Lajçak

Ali Hertica 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokument që është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar dhe këtë duhet ta dijë fare mirë z. Lajçak. Nëse jo le ta lexon dhe e kupton se në nenin 2 pikën 2 të kushtetutës, theksohet se Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj. Lajçak duhet ta ë kupton se roli i tij nuk është për të dhënë mësim, urdhra në këtë dialog por vetëm që ti ofron palët në tavolinë si lehtësues I mirëbesimit në dialogu, për të ardhur deri te normalizimi i raporteve midis dy vendeve mbi bazën e respektimit të interesit reciprok. Kosova ka dhënë mjaft sa ju takon të drejtave të pakicave me planin Ahtisari që është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës, e ku parashihet edhe Bashkësia e Komunave me Shumicë serbe por jo përtej provizioneve që parasheh Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. 

Skandali që ndodhi pas vizitës treditore në Kosovë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili pas largimit nga Prishtina shkoi në Beograd dhe nga atje u deklarua se për tu arritur marrëveshja mes palëve duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, që e njëjta ti përshtatet përfshirjes në Kushtetutë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet ta alarmon seriozisht lidershipin politik në Kosovë dhe ta kundërshtojnë një mesazh të tillë të Lajçakut që e dërgoi në drejtim të Kosovës pas takimit më zyrtarët e lartë të shtetit serb.

Nëse Bashkimi Evropian vërtetë dëshiron sukses në këtë proces të filluar, duhet ti trajton në mënyrë të barabartë , si shtete të pa varura që negociojnë mes tyre për të zgjidhur problemet që kanë, edhe Kosovën edhe Serbinë, një qasje që ka munguar deri më tani, ndonëse nuk ka pasur pozicionim të tillë skandaloz të pozicionimit të njëanshëm sikur që ishte deklarimi i z, Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës që ti përshtatet formulës së Asociacionit që po e kërkojnë serbët. Në fakt, Asociacioni si një formë e OJQ-së, çfarë ekziston aktualisht në Kosovë, mundë të formohet si I tillë edhe për komunat me shumicë serbe por jo me përshkrim ndryshe të kompetencave dhe përgjegjësive që bien ndesh me Kushtetutën. Kushtetuta nuk mundë dhe nuk duhet ti përshtatet Asociacionit por Asociacioni mundë të krijohet Brenda kornizës ligjore e kushtetuese ekzistuese në Republikën e Kosovës. 

Liderët politik të shtetit të Kosovës duhet të jetë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në këtë situatë delikate ngase deklarata e z. Lajçak duhet të kundërshtohet njëzëri nga të gjithë, kurse BE-ja duhet po ashtu ta thotë opininionin zyrtar nëse qëndron prapa kësaj deklarate të Lajçakut, apo ishte vetëm një mendim i tij personal rasti ngase si i tallë nuk mundë të cilësohet ndryshe vetëm si ndërhyrje në rregullimin kushtetues dhe sovranitetin e e shtetit të Kosovës, atak i drejtpërdrejtë në sistemin kushtetues. Nëse z. Lajçak do të dëshironte sinqerisht që ta ndihmon procesin që me hapa të përshpejtuar të lëvizë përpara drejtë arritjes së marrëveshjes, do të duhej kërkuar nga pala serbe që të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë dhe nga preambula të fshihet ai formulim I cili qëndron akoma ku Kosova sipas tyre është pjesë e Serbisë. Po ashtu mbi bazën e vullnetit të mirë lajçak do të duhej rikujtuar palës serbe se duhet të kërkon falje për krimet që kanë bërë në Kosovë dhe të zotohet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, të zbulohen varrezat masive, të ju kthehen viktimat familjarëve të tyre dhe Serbia ta merr për obligim edhe kompensimin material e moral për krimet e luftës. 

Përndryshe pozicionimi në favor të Serbisë dhe presioni për kompromis ndaj Kosovës reflekton qasje të gabuar pasi që me këtë parim vetëm përkrahet, i shkon për shati një pozicionim i tillë shtetit kriminal e gjenocidial serb dhe ish garniturës fashiste të shtetit serb të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq , vartësit e të cilit janë akoma në pushtet, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe një zinxhir i tërë komandues në ushtrinë serbe . Prandaj konsideroj se zoti Lajçak dhe të gjithë ata që marrin pjesë në këtë proces të dialogut nga pozita e ndërmjetësuesit apo lehtësuesit, duhet të jenë shumë të matur në deklarata e të mos anojnë në favorin i shtetit i cili do të mbetet në historinë e Ballkanit i shënuar me të zeza për krimin dhe gjenocidin ndaj fqinjëve, popujve më të vegjël dhe të pafajshëm. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch