Home » Lajme, Opinione, Vendore » Pakënaqësia e paarsyeshme dhe e pavend e Fatmir Sejdiut

Pakënaqësia e paarsyeshme dhe e pavend e Fatmir Sejdiut

Shkruan: Nehat Hyseni
Fatmir Sejdiu mbeti i pakënaqur nga Kuvendi i IX-të Zgjedhor i LDK-së, që u mbajt të shtunën, më 3 gusht 2019 në hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës.Pakënaqësia e tij ishte e panatyrëshme, sipas mendimit tim, meqë Fatmir Sejdiu na habiti të gjithëve me mendjemadhësinë epike të tij në mbivlerësimin e vetvetes, duke shpërfaqur publikisht ambiciet egoiste dhe megalomane të tij dhe duke e konsideruar veten mbi LDK-në, duke rrezikuar që të përsëritet “kuvendi i karrigave”, pra Kuvendi i VI-të zgjedhor i vitit 2006, që në fakt ishte Kuvendi i parë zgjedhor pas ikjes në amshim të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.Obstruksioni i sëmurë e egoist i shprehur asokohe në atë Kuvend nga tandemi Eqrem Kryeziu-Fatmir Sejdiu, që ia vuri thikën pas shpinde dhe ia trazoi eshtrat në varr Presidentit Rugova, realisht ia hapën rrugën Hashim Thaçit dhe PDK-së për ta shndërruar gjatë kohë LDK-në në patericë të saj dhe ta qeverisë në mënyrë banditeske Kosovën e ta dominoj skenën e politikbërjes së saj edhe sot e kësaj dite, duke e izoluar nga demokracia e mirëfilltë euro-atlantike dhe duke e shndërruar popullin e saj në të burgosur e të izoluar nga Europa dhe civilizimi.Por, kësaj radhe, si duket, Fatmir Sejdiut i mungoi “Eqa” në misionin e tij ogurzi për ta bërë rrëmujë e “tarator” LDK-në dhe Republikën e Kosovës!Përveç Eqrem Kryeziut dhe zgërdhirjes së tij “diplomatike”, prapa të cilës mëshifeshin intrigat dhe ndërskamcat e pafund, kësaj radhe Fatmir Sejdiut i mungoi edhe Nexhat Daci, i cili nga prapaskena, realisht e dirigjoi kaosin dhe rrëmujën në Kuvendin e VI-të, meqë nuk bëri as “lavrën e miut” për ta parandaluar kaosin e paralajmëruar, duke lozur rolin e të pafajshmit dhe “Melaqes” (engjëllit).Prandaj, asnjëri nga këta: Sejdiu, “Eqa” dhe Daci, lirisht mund të konkludojmë se nuk ishin rugovistë të mirëfilltë!Përkundrazi, ata e shfrytëzuan rugovizmin si aset politik dhe si mundësi reale për ngritje në pushtet. Për hirë të së vërtetës, nuk është se mund të thuhet edhe për Isa Mustafën se është “rugovist i flaktë”!Por, gjatë dy mandateve të kaluara, nën udhëheqjen e Isa Mustafës, LDK shënoi rritje të konsiderueshme dhe, madje arriti që me sukses të lakmueshëm t’i shëroj plagët e përçarjes në LDK, duke arritur që ta (ri) integroj LDD-në në kuadër të saj, si dhe ta rikthej elektoratin e kësaj partie, të ikur në AKR-në e Behgjet Pacollit me fitoret e tij të njëpasnjëshme në garën elektorale për komunën e Prishtinës.Lidhja Demokratike e Dardanisë u shua si parti politike, duke u rikthyer anëtarësia në LDK, kurse kryetari Nexhat Daci iu bashkëngjit AAK-së së Ramush Haradinajt me moton bashkimi i “pushkës dhe dijes”! Mosndjekja e anëtarësisë dhe strukturave udhëheqëse të kryetarit Daci për të shkuar në AAK, bëri që kjo parti të tretet “si krypa në ujë” dhe të harrohet shumë shpejt.Gjatë këtyre viteve, LDK me Isa Mustafën në krye të saj arriti që AKR-në e Behgjet Pacollit, që kishte ambicie të mëdha, ta zvogoj e shndërroj në parti të vockël e të papërfillëshme, që as pragun elektoral nuk arrinë ta kaloj, madje as me koalicione të partive të tjera xhuxhe, që dikur kishin ambicie megalomane.Se Fatmir Sejdiu nuk është personi i duhur që ta udhëheq LDK-në e dêshmon vet permansa e tij politike, kur ai si profesor i Fakuldetit Juridik bëri gaf të pafalshëm profesional, duke “ngrirë” funksionin e Kryetarit të LDK-së, që realisht Eqrem Kryeziun e kishte autorizuar për ta ushtruar këtë funksion, që ishte akt jokushtetues dhe Gjykata Supreme me vendimin e saj e vuri Presidentin Sejdiu para aktit të kryer, të zgjedh: ose President, ose kryetar i LDK-së, duke ia pamundësuar që t’i mbaj njëkohësisht këto dy poste.Pse ishte ky gabim i pafalshëm për Fatmir Sejdiun?Sepse, ai patjetër duhet ta dijë se një marrëveshje politike kurrë nuk mund të ngritet mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, akt juridik apo Ligj themelor i saj. 
Kështu Fatmir Sejdiu, realisht e ka vënë në dyshim diturinë dhe kompetencën profesionale e shkencore të tij në lëmin e drejtësisë.Kurse, gabimi tjetër, gjithashtu i pafalshëm i Fatmir Sejdiut ishte dhënia e dorëheqjes nga posti më i lartë në Republikë, si President, duke e lënë vendin pa kreun shtetëror.Pra, midis partisë dhe shtetit, Fatmir Sejdiu zgjodhi partinë!Prandaj, partia e tij e ndëshkoi, duke ngelur pa pushtet, meqë Kuvendi i VII-të zgjedhor, në vitin 2010, e ndëshkoi me votë, duke zgjedhur bindshëm Isa Mustafën për kryetar.Gabim fatal i Fatmir Sejdiut ishte mbivlerësimi fanatik i vetvetes me një verbëri të pashoq, por dhe me një vetbesim dilentantesk tregoi paaftësinë elementare të tij për të nuhatur e vlerësuar disponimin dhe fuqinë e munguar reale, apo “peshën specifike” të tij në momentumin e tanishëm politik, në prag të shpalljes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, për shkak të kapaciteteve destruktive të tij, që haptas dhe pa sens minimal politik, intelektual e njerëzor i paraqiti në fjalimin patetik e egoist në Kuvend, si dhe në deklaratat inatçore e denigruese para mediave.Tani, pas shfryerjes së pakontrolluar të mllefit, Fatmir Sejdiut nuk i mbetet gjë tjetër, pos që të tregoj mençuri dhe të reflektoj pozitivisht në ngritjen dhe thellimin e unitetit në LDK, për arritje të sukseseve në zgjedhjet parlamentare që së shpejti pritet të ndodhin.Përndryshe, poqese vazhdon me inate e egoizëm, vetvetiu do të vetizolohet edhe më tepër dhe do të vetpërjashtohet nga proceset e rëndësishme të bërjes së shtetit dhe rolit të LDK-së, si parti aktualisht më e madhe në Republikën e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch