Para darkës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama takon  ndihmës sekretarin amerikan O’Brien

Read Time:1 Minute, 30 Second

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot në Shkup me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Diskutimet ndodhën përpara takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së.

“Shkup – Me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Rama në Facebook.

Plani i Rritjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, do të mbledhë të hënën në Shkup liderët e Ballkanit Perëndimor. Mikpritës i takimit të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, do të jetë kryeministri i këtij vendi Dimitar Kovaçevski.

Pjesëmarrjen e kanë lajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ai i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Srgjan Amidzhiq, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në takim marrin pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe ndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Pjesë e tryezës do të jenë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Odave të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup.

Në nëntor 2023, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar bashkëpunimin social-ekonomike me BE-në.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shkupi gati të presë liderët e Ballkanit Perëndimor
Next post Mbështetje amendamentit të Bashës për  ushtrinë e Kosovës