Home » Opinione » Paradoksale – “Titulli” mbron shpifarakun e “Blic”-it !

Paradoksale – “Titulli” mbron shpifarakun e “Blic”-it !

 

 

 

Paradoksale

“Titulli” mbron shpifarakun e “Blic”-it !

Nga Jehona PRESS

 

Në kohën kur institucionet lokale dhe komunale të Bujanocit, janë ngritur në këmbë kundër shkrimit të njëanshëm dhe tendencioz të gazetarit dhe gazetës “Blic”, të Beogradit, për shpifjet e paskurpullta ndaj Tërnocit dhe tërnocave, del portali “Titulli” dhe i jep hapësirë artikullshkruesit për ta promovuar profesionalizmin dhe etikën e gazetarisë.

Në ekskluziven e titull-it, gazetari nga Vranja, Radoman Iriq, korrespodent i gazetës “Blic”, në vend se të kërkoj falje për atë që ka shkruar, ai, na shet mend se si në këto 15 vjetët e fundit, ka kontribuar më shumë në “afirmimin dhe promovimin e ideve të bashkësive në jug të Serbisë, idesë së paqes, sigurisë dhe tolerancës në këto hapësira”.

Ky gazetar i shtëpisë mediale “Blic”, lëre që nuk bëhet pishman për atë që ka shkruar, por shkon më larg, duke i kërcnuar tërnocasit për rrymën, të cilën nuk e paguajnë prej vitesh, pastaj edhe një varg problemesh të tjera të pa zbuluara deri tashti.

“Do të isha i nderuar, që të më ngris padi Bashkësia Lokale. Padia, dhe më pas procesi gjyqësor, do të ndihmoj që shumë gjëra të dalin në sipërfaqe, gjë e cila mua dhe sensibilizimit tim profesionalist vetëm do t’i ndihmonte. Pra, shkrimi i “Blicit” do të shkaktojë një ortekë të temave tjera, që duhet të pranoni, Tërnoci i Madh është një minierë e vërtetë. Këto tema nuk do të kisha dashtë t’i hapi këtu”, i tha mes tjerash Iriq, titull-it.

I pyetur nga titull-i se pas kësaj pasie, çka do të fitonte fshati Tërnoc i Madh, qytetarët e këtij fshati, kryetari i Bashkësisë Lokale dhe të gjithë Shqiptarët në Bujanoc?

“Për të gjithë ky do të ishte një turp i madh. Vetëm se po shoh një numër të tabloideve që do të garonin se cili do të “pështyjë” më shumë mbi Tërnocin. Kjo do të ishte një shuplakë drejt reputacionit të komunës tek ndërkombëtarët dhe luftës së qeverisjes lokale për të sjellë investitorë të huaj” tha Iriq, serbes para gazetarëve të titull-it.

Dy ditë, para se të botohej kjo intervistë e titull-it me gazetarin e “Blic”-it, në Tërnoc u mblodhën me qindra nënshkrime peticioni, u mbajt një protestë kundër njollosjes së gazetarit Iriq si dhe gjatë një séance të Këshillit Komunal për Siguri të Bujanocit, u kërkua përgjegjësi ndaj artikullshkruesit dhe redaksisë së gazetës.

“Titulli”, i cili gëzon përkrahje financiare nga Komuna e Bujanocit dhe përmes Këshillit “Nacional” te Ministria e Kulturës së Serbisë, me ekskluziven kushtuar gazetarit shpifarak të “Blic”-it, i ka bërë nder një opinioni, i cili deri dje ka derdhur helm e vrerë jo vetëm kundër Tërnoci dhe tërnocasve, por edhe kundër shqiptarëve në përgjithësi.

Përmes ekskluzives së “titull”-it, podelnë shesh edhe konstatimi krahas gazetarit duhet kërkuar burimi-informatori, prej nga është ushqyer dhe motivuar të shkruaj ky gazetar.

Për ata që marrin vesh në gazetari prapa shkrimit të “Blic”it, fshihen edhe disa gazetarë të shkollës gazetareske të Filipoviqit dhe Shoqatës së Gzetarëve të Pavarur “Nuns” nga Beogradi.

Si do që të jetë epilogu i aferës “Blic” të Beogradit, kundër Tërnocit dhe shqiptarëve në rajonin e Luginës së Preshevës, mbetet të shihet në vijim…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch