Home » Lajme, Opinione » Parandaloje dhunën o Sali Berisha?!

Parandaloje dhunën o Sali Berisha?!

Nga XHAVIT ÇITAKU
Nuk po mund të besoj që një mjek, një njeri që ka dhënë betimin e Hipokratit, një politikan me eksperiencë të gjatë, një intelektual të organizoj protesta të dhunshme, protesta që eskaluan deri në shkallën e rrezikshmerisë për humbjen e jetëve njerëzish, protesta që shkatërruan pasurinë e partisë së cilës i takon edhe vetë. Në këtë rast dhe në këto rrethana të tensionuara nuk ka vend për të vlerësuar se kush dhe çka ka drejt në kërkesat e tyre, qofshin ato statusore apo jo, por me rëndësi është të thuhet një e vërtetë e madhe se Sali Berisha nga momenti kur është shpallur person ” non grata” nga SHBA-ja dhe ësht përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, ka humbur nga vetja dhe nuk po lënë gurë pa lëvizur për ta marrë drejtimin e kësaj partie, bile duke organizuar protesta të këtij lloj siç ishte kjo e djeshmja. Këto vewprime të tij të çakorduara vetëm sa po e vërtetojnë të dhënat e Departamentit të shtetit Amerikan për të ” bëmat” e ish- presidentit dhe kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Dhe duke u munduar që të laj ! turpin” e shkaktuar nga një goditje e politikës amerikane, ai ka filluar që të luaj me zjarrin, duke rrezikuar në masë të madhe edhe destabilizimin e vendit. Athua nuk ka marrë mësim ky njeri me pasojat e rënda që pësoi vendi kur ai ishte udhëheqës vendin shkaku i fajdeve, me ç’rast Shqipëria ishte buzë greminës, përkatësisht u shkatërrua e tërë infrastruktura ushtarake dhe u vu në pikëpyetje ekzistenca e vetë shttit shqiptar. Mirëpo, kjo siç histori e trisht siç dukët po çonë peshë për këtë njeri të uritur për pushtet pa marrë parasysh moshën që ka dhe gabimeve të pafalshme që ka bërë gjatë karrierës së tij të gjatë udhëheqëse me vendin.
Sali Berisha asnjëherë nuk kundërshtoi rizgjedhjen e Lulëzim Bashës kryetar të PD-së
Lulëzim Basha pësoi humbje tre herë radhazi dhe asnjëherë Sali Berisha nuk kundërshtoi rizgjedhjen e tij për kryetar të PD-së. Përkundrazi, ai favorizoi, e mbështeti, ishte i vetmi që i besonte dhe që mund të shtrinte ndikimin e tij në parti dhe në vendimarrje. Ndërkaq, tash kur ndryshuan rrethanat, kur SHBA-ja ka tjetër vlerësim pë Sali Berishën, ai me tërë qenien e tij po mundohet që të rikthehet edhe njëherë në politik me shpresën e kot se mund të rehabilitohet politikisht deri në ëndrrën e tij se mos vallë edhe politika e jashtme amerikane do të ndërroj mendjen dhe kësisoj të hiqet nga lista e saj e zezë. Departamenti dhe Thesari i shtetit amerikan nuk bëjnë gjuajtje “ shtrigash”, por ato gjithnjë bazohen në arguentet dhe faktet e grumbulluara dhe më pas marrin vendimin për vënien në “ listë të zezë” të personaliteteve të ndryshme anëmbanë globit, sikundër që këtë e bënë edhe kundrejt Sali Berishës. Ai dhe të gjithë të tjerët e dinë se më kthim prapa ska. Thënë me gjuhën e fakteve, ish- udhëheqësi i lartë i shtetit shqiptar, Berisha, krejt këtë skenar të rrezikshëm e ka për interesin e tij personal e shumë më pak për partinë që ka rënë në gjunjë dhe para shkatërrimit përfundimtar të saj.
Si mund të veproj kësisoj një njeri me profesion fisnik, human e intelektual?!
Pavarësisht se Sali Berisha kishte dhënë dorëheqje nga kreu i PD-së, pothuajse e gjithë bota shqiptare, kështu përflitej e shushuritej kudo, ishte e bindur se Lulëzim Basha ishte vetëm një emër formal i udhëheqësitë të kësaj partie, sepse ishte pikërisht mendimi përfundimtar i tij për marrje vendimesh pa ma marrë parasysh natyrën dhe peshën e tyre. Ndërkaq, vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së u bë nën presionin e fuqishëm e të pandërprerë nga SHBA-ja. Në të vërtetë, Luli e dinte mirë se më kë ka të bëj, por ishte i shtërnguar të veproj në atë formë, siç do të kishin bërë edhe partit e qeveritë e shteteve që kanë interes e mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja. Me bindje të plot mund të them se po të ishte Berisha në vendin e Bashs, pa diskutim, pa zvaritje vendimin e Departamentit amerikan do ta zbatonte shumë më shpejt se sa që këtë e bëri Basha. Mirëpo, i mësuar në paprekshmerinë e tij, sidomos brenda partisë, ky vendim atë e goditi rëndë dhe nuk po mund asesi të pajtohet se sa i përket vendimit amerikan, kjo punë është e kryer dhe së më ai kurrë nuk do të mund të shkel në tokën e atij shteti.
Është shumë simptomatike se si mund Berisha që me aq qetësi shpirtërore të shoh gjithë atë dhunë të shkaktuar në selinë e Partisë Demokratike aq më shumë kur bëhet fjalë për një njeri me profesion fisnik, human e intelektual dhe me përvojë të gjatë politike. Ç’është e vërteta, Berisha më shumë po dëshiron marrjen e sërishme të kreut të partisë se sa dëmin e madh që do t’i shkaton asaj por edhe vendit në përgjithësi. Plag të thellë do të hap edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore, sepse ndarja në dy taborre vetëm sa do krijoj “ armiqësi” në vend që të jetë e kundërta, të krijohet një front i përbashkët për konsolidimin e radhëve me qëllim të rikthimit më të fuqishëm të partisë në skenën politike shqiptare. Pra, tash ose kurrë nevojitet një kompromis në mes të palëve, sepse kjo formë jashtë statusore, por edhe në kundërshtim me ligjin nuk do të funksionoj. Apo thënë konkretisht Dëmet do të jenë të pariparueshme, të cilën gjë nuk e duan anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress