Partia Demokratike dhe zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023

Read Time:3 Minute, 43 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Problemi më i madh për shqiptarët sot është keqqeverisja e Partisë Socialiste , korrupsioni, vjedhja dhe krimi institucional e shtetëror i saj, dhe se duhet sa më parë që kjo qeveri të ndëshkohet e të dëbohet nga pushteti dhe jo të pritet deri në vitin 2025. Kjo duhet të ishte kauza e Partisë Demokratike të cilën e ka Basha dhe elita e re politike e PD-sw institucionale tw cilwn e sabotoi rëndë pwr intersa personale dalja ne skenë e Foltores anti-PD, anti-Basha e anti-SHBA.
Rilindja, Foltorja dhe Partia e Lirisë janë maskat mashtruese të tranzicionit korruptiv të cilat duan ta mbajnë peng tranzicionin dhe ta ruajnë status quonë, janë të së njëjtit soj që mbështesin e mbrojnë njëri-tjetrin prej 30 vitesh.Me 14 Maj 2023 zhvillohen zgjedhjet e pushtetit lokal.Njerëzit janë lodhur dhe janë teper të zhgënjyer nga keqqeverisja e rilindjes , si ajo qëndrore ashtu edhe nga ajo vendore.Nuk e di se cfarë dështimesh, skandalesh dhe cfarë lloj korrupsioni e hajnije ka mbetur pa bërë akoma keqqeverisja socialiste për të mos u ndëshkuar me 14 Maj 2023.
Por nuk do të mundet që ta bëjë ndryshimin kurrë aleanca e Foltores me ishLSI-në të konvertuara e të bashkuara nën maskën si “Partia e Lirisë”.
Prandaj PD- ja fiton, por jo me kandidatura nga të Foltore-LSI-së( Partia e Lirisë), por PD-ja fiton si Partia institucionale me Bashën dhe me elitën e re politike nën drejtimin e saj, dhe me grupin drejtues tw foltoristëve e Berishën jashtë saj.
Shqiptarët nuk besojnë më te dy karakatinat e vjetra të “Trekëndëshit të Bermudës, Meta-Berisha, të cilët janë shkaktarët e humbjes katastrofike të Partisë Demokratike në vitin 2013 dhe në vazhdimësi.Nuk mund të fitojnë kandidaturat e Metaj-Berishës sepse njëri është i shpallur non grata nga SHBA e Britania dhe tjetri si ishspiun i regjimit komunist.
Dhe jo vetëm kjo, por nuk mund të fitojnë kandidaturat e tyre sepse opinioni nuk ka pikë besimi te keta dy individë.
Sado e përsosur që të jetë kandidatura e nxjerrë për kryebashkiak nga konglomerati politik “Partia e Lirisë” ajo perceptohet te publiku si kukull e Berishës dhe e Metës me të cilët është ngopur politika dhe shoqëria shqiptare.Nuk fitojnë kandidaturat e Foltores e të LSI-së për faktin se Partia Socialiste ka një armë të fortë për t’ia servirur publikut; ka imazhin e turpshëm sulmit banditesk të Foltores kundër Selisë së Partisë Demokratike institucionale me 8 Janar 2022 dhe që është një rast unikal në botë ku një Parti politike sulmohet dhunshëm nga vetë partia.
Partia Socialiste do e shfrytëzon mirë këtë akt vandal dhe protestat në mbrojtje të korrupsionit dhe të mbrojtjes së të shpallurve non grata nga SHBA të organizuara nga Foltorja; PS ka si material politik edhe protestën anti Samitit të BE-së që u mbajt në Tiranë me 6 Dhjetor 2022.
Tashmë ka dështuar edhe manovra gënjeshtare e mashtruese se Foltorja po bën bashkimin e Partisë Demokratike; këtë jo se jo, por përkundrazi, Foltorja po shërben si patericë e Ilir Metajt dhe vetëm sa e ka thelluar shumëfish përcarjen e demokratëve, gjë e cila ka bërë të mundur reduktimin e Foltores rreth një grupi të ngushte interesi të cilëve nuk u interson interesi as ai i PD-së dhe as ai publik dhe kombëtar por vetëm ai personal për të mbijetuar përjetësisht në politikë disa individë që kanë mbërthyer foltoren.
Fitorja e Partisë Demokratike institucionale varet nga shkalla e emancipimit dhe e ndërgjegjsimit të antarësisë së Partisë Demokratike për të votuar kandidatët e PD-së institucionale të Bashës dhe Alibeajt dhe jo duke shkuar verbërisht pas Foltore-LSI-së gjë e cila con ujë te Rilindja e Edi Ramës..
Foltorja i përket së shkuarës që tashmë shihet e dështuar, e konsumuar dhe e shterruar politikisht. Foltores nuk i intereson fitorja, sepse foltorja e di se ajo nuk fiton , por foltores i intereson humbja e Partisë Demokratike institucionale , sepse humbjen e PD-së foltorja mundohet ta sjellë pastaj si justifikim për t’u justifikuar mashtrueshëm, djallëzisht dhe me arrogancë para së djathtës shqiptare, para opinionit dhe para ndërkombëtarëve se Berisha dhe e vjetra e PD-së janë aktorë dhe faktorë politik që meritojnë vëmëndje; por edhe si hakmarrje kundër shpalljes non grata nga SHBA, dhe kundër edhe asaj se Basha është partner i besueshëm i SHBA-ve.Aleanca Foltore-LSI plus Rilindja e Ramës janë komponentë përbërës, janë kulmet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti: Marrëveshja mund të arrihet, duhet më shumë trysni mbi Serbinë
Next post Rusia përdorë municion 50 vjet të vjetër!