Home » Lajme, PDSH, Vendore » Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë: REAGIM

Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë: REAGIM

PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

PRESHEVË

 

R E A G I M

Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë dënon  dhe kundërshton ashpër   vendimin e gjykatës serbe  ndaj 11 shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dënuar  nga gjykata e lartë me 116 vite burg.

Ky është një akt i radhës i qeverisë së Beogradit, në kuadër të terrorit sistematik që ajo ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë kundër  shqiptarëve  të Luginës së Preshevës.

PDSH  vlerson se ky gjykim është fund e krye një gjykim politik i cili është zhvilluar ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë  i cili ka për qëllim  friksimin e shqiptarëve  dhe realizimin e spastrimit etnik , i cili në mënyra të ndryshme është duke u  zhvilluar me decenije në këto treva.

Partia Demokratike Shqiptare e ndan shqetësimin me familjarët e të dënuarve dhe qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe njëherit  i inkurajon të njejtit që të gjejnë forcë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
PDSH   do të angazhohet me tërë potencialin e saj duke i  përdorë  të gjithë mekanizmat politik me qëllim që këta  qytetarë të pafajshëm shqiptarë të lirohen sa më shpejtë.

PDSH kërkon nga faktori politik shqiptarë i Luginës së Preshevës që ti unifikoj qëndrimet rreth këtyre veprimeve të papranueshme të qeverisë serbe që po zhvillon ndaj qytetarëve të pa mbrojtur shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Partia Demokratike Shqiptare kërkon nga të gjithë faktorët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të miren masa për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve të pa pranueshme për botën demokratike.

 

Në Preshevë                                                                                      Shërbimi për informim i PDSH-së

20 shator 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch