Partitë politike dhe “kriteret” që duhet t’i plotësojnë kandidatët për deputetë…

Read Time:3 Minute, 10 Second

Partitë politike dhe “kriteret” që duhet t’i plotësojnë kandidatët për deputetë, ministra,diplomatë,drejtorë, gjyqtarë, profesorë  e kryebashkiakë në Shqipëri e Kosovë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Jo vetëm politika shqiptare por edhe kultura dhe një farë tradite te shqiptarët që është ajo e egoizmit të sëmurë dhe e urrejtjes së suksesit të tjetrit; është inati, smira dhe ligësia  shpirtërore;është edhe ajo kultura e mosmirënjohjes dhe ajo që kultura, qytetaria, toleranca dhe sinqeriteti  këto merren për dobësi të  atyre që i kanë këto vlera.Prandaj shqiptarët janë populli më mosbesues ndaj njeri-tjetrit dhe po prandaj edhe këto janë arësye pse elita fisnike, patriotike dhe elita e kulturuar dhe intelektuale largohen vazhdimisht nga Shqipëria.

Në partitë politike shqiptare dhe për demokracinë në Shqipëri e Kosovë është bërë ligj, moral dhe traditë politike se nëse dëshiron karrierë dhe nëse “kandidon” për deputet në Parlamentin e Shqipërisë e Kosovës , për ministër, për  kryebashkiakë, drejtor,gjyqtarë, për professor universiteti e deri dghe për mësues  apo edhe VIP gjithfarësh, në shumicën dërrmuese të  tyre kandidatët që  “përzgjidhen” nga të gjitha partitë politike shqiptare, dhe ata që emërohen po nga p[olitika shqiptare ata duhet të plotësojnë këto kritere:

1-Duhet të jesh servil dhe besnik i kryetarit të Partisë.

2-Duhet të jesh intelektualisht i dobët, i paaftë, me lidhje miqësore dhe me karrierë korrupsioni.

3- Duhet të jesh spiun, i bindshëm dhe lehtësisht e verbërisht urdhërzbatues i pushtetit të kryetarit të Partisë, kryeministrit dhe pushtetit  të elitës politike partiake korruptive.

4- Duhet që të mos jesh patriot, të mos jesh as i drejtë dhe as i vërtetë.

5 -Duhet të mos kesh dhe të mos vish nga familje më histori antikomuniste dhe as me tradita patriotike.

6-Duhet të jesh i korruptuar,duhet që të mos jesh i edukuar moralisht si dhe duhet të jesh  shpirtlig.

7-Duhet të mos jesh vetëvetja, dhe duhet të jesh jesh frikacak, mashtrueses, sahanlëpirës, gënjeshtar dhe hipokrit.

 Gjatë ketyre viteve të tranzicionit në Shqipëri e Kosovë në tërësi që të bëheshe deputet duheshin plotësuar këto “kriteret” e mësipërme , të cilat kanë qenë edhe si kritere për t’u zgjedhur kryetar Bashkie, në drejtësi dhe për punësim në administratën shtetërore.Këto ishin kritere që kërkonin dhe kërkopjnë kryetarët dhe partitë politike shqiptare, ku në bazë ishte korrupsioni, hajdutëria  dhe paraja për ta blerë të drejtën për të kandiduar dhe për të marrë poste dhe detyra shtetërore.Dhe me këtë realitet  u pajtuan demokracia shqiptare dhe një pjesë e konsiderueshme e votuesve shqiptarë, vota e të cilëve mundësonte zgjedhjen e kësaj fare “elitare” korrupsioni në parlament, në bashki dhe nëpër kuvendet bashkiake e që pastaj edhe mbushnin drejtësinë, administratën,policinë dhe të gjitha institucionet e shtetit. Kësaj shtrese kryesisht, ia shohin hajrin ky lloj zullumi politik, ia shohin hajrin këtyre që e shesin votën për 50 euro apo për ndonjë thes miell, si dhe vota e shumë pensionistëve të cilët ankohen për pensionet e ulta gjatë gjithë vitit por që e falenderojnë dhe e votojnë pushtetin dhe politikën  pse për Vit të Ri u jepin një gjel deti.

Në shqipëri si pasojë e këtij kualiteti politik superkorruptiv u krijua kështu një shtresë e të privilegjuarve të pasfidueshëm elitarësh oligarko-politiko-juridiko-nepotik  që kishin kapur e privatizuar politikën, drejtësinë, pushtetin e shtetin. Dhe prandaj Shqipëria sot është kështu si është.

Këtë shtresë zullumqarësh e të korruptuarish, hajdutësh e tradhtarësh publik që kanë kapur sistemin nuk mund ta dërrmonin e ndëshkonin shoqëria shqiptare, por këtë sistem korrupsioni me gjithfarë vesesh antihumane për cmontimion e saj besimi dhe shpresa është te Drejtësi e RE, te SPAK-u dhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Aleksandar Vuçiq: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sanksionohet Industria serbe e naftës (NIS)
Next post <strong>Qeveria e Serbisë po bllokohet në vazhdimësi nga protestat e studentëve</strong>