Pas 27 vitesh zbardhet vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Read Time:59 Second

Pas 27 vitesh është zbardhur vrasja e dy shqiptarëve, Haki Avduti dhe Jakup Avduti, në Beograd. Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është Zoran V. (48), i cili u arrestua kohët e fundit.

Sipas gazetes serbe Blic, vrasja ka ndodhur më 26 janar 1998, në një ndërtesë në rrugën Zmaj Jovina.

Prokuroria më e lartë publike në Beograd ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 janar 1998, në katin e katërt të një banese Zoran V. u ka marrë jetën Hakiut dhe Jakupit me të shtëna nga pistoleta. Vrasja kishte ndodhur pasi i dyshuari ka vënë në kokë një maskë të zezë, doreza dhe kur viktimat kanë arritur te dera e banesës numër 14, ai ka shtënë drejt tyre.

Pas krimit, ai është larguar duke hequr dhe hedhur kapuçin dhe dorëzat që kishte përdorur për të fshehur identitetin.

Zoran jetonte dhe punonte në Novi Sad për 27 vite, derisa u arrestua për një rast të drogës dhe armëve. ADN-ja e tij, e marrë gjatë këtij rasti, e lidhi atë me vrasjen e dy shqiptarëve.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër tij për veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bashkimi Evropian i shqetësuar për dëbimin nga Serbia të aktivistëve nga BE-ja dhe jo vetëm
Next post FTESË, për <strong>Televizionet në Shqipëri dhe Rajonin Ballkanik Shqiptar</strong>