Pas përleshjes në Kuvendin e Kosovës, reagon Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas përplasjeve fizike që ndodhën këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.
“Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta!”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.
Ai ka thënë se të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!
“Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, ka thënë Rama.
Më shumë storie
Liga e kombeve: Shqipëria mundët nga Gjeorgjia me rezultat 0-1
Kombëtarja e Shqipërisë pas fitores ndaj Ukrainës, tri ditë më parë, nuk ia doli të bëjë të njëjtën gjë edhe...
Trump apo Harris!
Nga Azgan Haklaj Tërheqja nga gara presidenciale në SHBA e Presidentit Biden, hedhja në fushën elektorale dhe nominimi nga konventa...
OPINION: Konflikti izraelo-palestinez në optikën e shkencave politike.
Nga Azgan Haklaj Konflikti izraelo-palestinez u rishfaq në mënyrën më agresive pas atentatit terrorist të Hamas-it me dt 7-të tetor...
Pse Europa vazhdon edhe sot të jetë antishqiptare?
Nga Skënder Sadri KAPITI Është krejtësisht faji i ndërkombëtarëve, faj dhe gabim i cili ka të bëjë me zvarritjen, indiferencën...
Pse kaq të “çuditshëm”Europa por edhe opozita në Kosovë?
Nga Skënder Sadri KAPITI Sic po duket tashmë edhe hapur ajo se Perendimi është dakord që Serbisë t’i japë cfarë ajo...
Mungesa e nacionalizmit, shkaku kryesor pse Shqipëria mbeti gjithmonë e fundit në Europë
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqipëria gjithmonë ka pasur mungesë të theksuar të nacionalizmit, sidomos politika por edhe shoqëria. Dhe kjo është...
Average Rating