Pas takimit me delegacionin e Luginës së Preshevës, Escobar nesër vjen në Kosovë
Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Esobar gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Escobar do të ketë takim me krerët e partive opozitare.
Takimi pritet të mbahet nesër në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Kjo në prag të afatit përfundimtar prej 30 ditësh, i zbatimit të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e idenfitikimit, të cilën kërkesë për shtyrje e pati dhënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas acarimit të gjendjes në veri të vendit.
Kujtojmë se Escobar gjat javës ka pritur në Vashington liderët politikë nga Lugina e Preshevës.
Rreth çështjes së dialogut gjatë javës së kaluar në Kosovë qëndroi edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak i cili pati takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak, ka kohë që e përsërit se aktualisht ekziston një kalendar politik unik para zgjedhjeve të SHBA dhe BE, që duhej shfrytëzuar për arritjen e një marrëveshje.
Këtë ndërmjetësi evropian e tha edhe të enjten gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe takimit që kishte me kryeministrin Kurti.
“Nuk do të thosha që viti tjetër është vendimtar, por e kam thënë më shumë se një herë se e kemi këtë dritare mundësie që do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe amerikane më 2024. Mendoj që është përgjegjësia jonë që të mos e shpërdorojmë këtë mundësi”, tha Lajçak, të enjten gjatë qëndrimit në Prishtinë.
Po gjatë javës së kaluar, edhe kryeministri Kurti tha se “Kosova i ka më pa se dy vjet kohë për të arritur marrëveshje me Serbinë”.
“Nuk kemi shumë kohë e madje s’jam i sigurt që i kemi edhe dy vjet kohë për të arritur marrëveshje me Serbinë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në “Conflict Zone” në Deutsche Welle gjatë javës së kaluar.
Average Rating