Pas takimit të parë në Tiranë, Forumi i Albanosferës, është mbledhur përsëri në Prishtinën për të debatuar rreth “Europianizimit të Albanosferës”. Të pranishmit njëzëri vlerësuan se integrimi evropian dhe Bashkimi Evropian janë e vetmja alternativë dhe realitet, jo vetëm ekzistues, por edhe dominues në skenën politike, sociale, kulturore në gjithë hapësirën e Ballkanit, por edhe të Albanosferës.
Gjatë këtyre dy ditëve, tema të diskutimit dhe të debatit do të jenë, Europianizmi, Integrimi Europian, Europianizmi dhe Lëvizja e lirë, vlerat Europiane dhe Albanosfera, si dhe Marrëveshjet e tregtisë me Bashkimin Evropian.