Home » Lajme, Vendore » Pas vizitës së Ramës Serbet fillojnë Hakmarrjen në Kosovë Lindore

Pas vizitës së Ramës Serbet fillojnë Hakmarrjen në Kosovë Lindore

Vatra levizjaJanë bërë 15 vite që kur fshatrat e Malësisë së Bujanocit, kanë mbetur të pa banuera dhe të boshatisura  nga banoret e këtyre fshatrave, si rrjedhojë  e dëbimit që bënë serbët, në vitet 1999-2000.

Tani pasi u bënë pesëmbëdhjetë vite nga ajo kohe,  disa banore kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre  për të vazhduar jetën, e disa kanë filluar të kthehen si banore sezonale për të punuar tokën e për tu marre me bujqësi.

Por ambiciet serbe për ta lëne këtë tokë të shkretë e të pa  banuar nuk kanë të ndalur, fillimisht ishte  shpërngulja me dhunë e tyre, pastaj demolimi i shtëpive të tyre, e më pas edhe vendosja e bazave ushtarake serbe pranë shtëpive të tyre.

Pas gjithë këtyre presioneve që iu shkaktuan këtyre banorëve, shumë prej tyre nuk u trembën dhe vendosën të  kthehen në mënyra të ndryshme.

Regjimi serbe tani ka gjetë  edhe një  mënyrë tjetër për ti larguar  edhe ata pak banore që janë kthyer ,  kjo gjë po bëhet për mes shkyçjes se disa fshatrave nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike.

Në fshatin Suharrën të Bujanocit, nuk ka energji elektrike pasi që korporate energjetike e Serbisë e ka shkyçur këtë fshat nga furnizim me energji.

Korporata Serbe shkeli edhe ligjet ku  për mos “pagës të energjisë elektrike”,  në atë rast duhet vetëm të ndalet rrymën e shtëpive që kanë probleme me pagesa e jo tërë fshatit sic veproi tani.

Korporata energjetike shkoi edhe me larg sa që jo vetëm që ndali energjinë elektrike por edhe i hoqi orët e rrymës e kabllat e furnizimit me energji.

Gjitha këto investime : Orët e rrymës, Kabllot, trafo, ishin investime private të bëra nga vet banorët.

Dje disa banorë të fshati Ramnabuqë të komunës së Bujanocit, alarmuan se ndalja e rrymës, heqja e kabllove dhe matësve elektrik  ka filluar në fshatin e tyre dhe fshatrat e tjerë.

Po shihte mjafte qartë që politika e spastrimi dhe mos lejimit të kthimit në “Vatrat” e tyre për banoret e dëbuar nga Kosova Lindore vazhdon tash e dy dekada.

Gjilan 13.11.2014                                                                                                              Lëvizja “Vatra”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress