Pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 do vijë zgjidhja politike, çmontimi i “Trekëndëshit të Bermudës

Read Time:2 Minute, 44 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Lulzim Basha nuk mund të largohet kur dhe pse kështu deshën vjetërsirat politike, “Trekëndëshi i Bermudës”, “non grata” dhe korrupsioni.Basha dhe Elita e Re Politike e PD-së ka tjetër mision, atë kryesorin: cmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës”, ndëshkimin e politikës së vjetër të korrupsionit, për të cilin ka mbështetjen e SHBA-ve, ai dhe politika e re e PD-së.

Dhe nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton zgjedhjet vendore me 14 Maj 2023, sepse problem kryesor sot në Shqipëri është largimi i regjimit të qeverisë së Edi Ramës, dhe largimi i regjimit të Edi Ramës do t’i japë fund të gjithë politikës së vjetër në Shqipëri e cila ka marrë peng dhe ka kapur gjithcka si: politikën, ekonominë, drejtësinë, pshtetin vendor, shoqërinë dhe i ka paralizuar ato me krimin, hajninë,korrupsionin, tradhtinë dhe me papërgjegjshmërinë që vijnë nga arroganca dhe bashkëpunimi i “Trekëndëshit të Bermudës”.”Trekëndëshi i Bermudës” edhe per zgjedhjet vendore te 14 Majit 2023 ka si project e qellim atë që bëri me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, përpjekjen për ta faktorizuar e “njohur”si Parti Demokratike Foltoren e Berisha-Metajt, përpjekje që e mbështeti edhe KQZ-ja e drejtuar nga ishministri i Edi Ramës, Celibashi

Edhe nëse i fiton zgjedhjet vendore Partia Demokratike institucionale, kjo nuk i legjitimon zgjedhjet e 25 Prillit 2021 sepse PD institucionale nuk e njeh fitoren e vjedhur të pushtetit nga Edi Rama me 25 Prill 2021, ashtu sikurse as nuk do ta legjitimonte regjimin e pushtetit të grabitur nga Edi Rama me 25 Prill 2021 edhe poqese fiton Partia Socialiste vendoret e 14 Majit 2023.

Pra, zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 nuk kanë shumë rëndësi, sepse ato nuk sjellin zgjidhje politike, por zgjidhja politike do të vijë pas atyre zgjedhjeve, do të vijë me zgjedhje të parlamentare të lira, të ndershme, të pamanipuluara dhe jo të blera.

Ato zgjedhje, pra ato parlamentare e politike do të duhet të zhvillohen edhe parakohe, por këtë gjë e sabotoi dalja në skenë e Foltores së Berishës e cila dëmtoi

rëndë kauzën e vërtetë të Bashës dhe të PD-së institucionale: atë të mosnjohjes së zgjedhjeve të masakrës zgjedhore së 25 prillit 2021.

Kjo është aq e vërtetë sepse menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 SHBA-të shpallën non grata ishkryeministrin dhe ishkryetarin e PD-së Sali Berisha, i cili pasi u përjashtua nga PD ndërmori një lëvizje antiSHBA, antiBasha dhe antiPD. Ky veprim i politikës së vjetër të PD-së vertetoi bashkëpunimin e saj me politikën e vjetër të Partisë së Edi Ramës dhe të Ilir Metës kundër politikës së re të PD-së dhe të Bashës, sepse “Trekëndëshi i Bermudës” e shikonte si kërcënim Bashën dhe të rinjtë e PD-së.

Këtë e vertetoi koha e cila po demaskon tërë hipokrizinë, djallëzinë,mashtrimet e deri edhe shpifjet e politikës së vjetër kundër PD-së institucionale dhe sidomos kundër Bashës.Këtë tashmë e kanë mësuar edhe opinioni i brëndshëm por edhe ndërkombëtarët, prandaj zgjidhja politike në Shqipëri do të vijë pas 14 Majit 2023.Dhe askush mos të mendojë se Basha është larguar pse kështu deshi “Trekendëshi i Bermudës”. Basha është reformatori që nisi, projektoi dhe që kërkon ndryshinin, dhe se atë e mbështesin SHBA dhe Perendimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post SHBA-ja dhe BE-ja “shtrëngojnë lakun” rreth Kosovës dhe Serbisë
Next post Ardita Sinani fton Lajçakun t`i takojë shqiptarët e Luginës