Shtabi zgjedhorë i Partisë Demokratike në Bujanoc fton aktivistët e partisë dhe simpatizantët e vetë që të mos përdorin sprejë për të shënuar logon dhe emrin e partisë nëpër objekte qofshin ato private apo publike.
Sipas Arbër Pajazitit kryetarë i shtabit zgjedhorë të Partisë Demokratike, ky veprim po shkaktonë shëmtimin e tyre dhe iritimin e qytetarëve.
Pajazitit për media është shprehur se, “në asnjë rastë dhe në asnjë mënyrë nuk kemi lejuar dëmtimin me sprej të logove apo emrit dhe posterave të partive tjera politike, ngase mendojmë se nuk duhet kopjuar veprimet dhe sjelljet e shëmtuara të anëtarëve dhe simpatizantëve të partive tjera të cilat në masë të konsiderueshme kanë dëmtuar çdo veprim tonin të ndërmarrë që nga koha e fillimit të fushatës parazgjedhore.
Sipas kryetarit të shtabit zgjedhorë, Partia Demokratike, do të kujdeset maksimalisht që të mos dëmtohet prona publike dhe private e qytetarëve, andaj edhe nëse vie deri te ndonjë rast i tillë individual, ai kurrsesi nuk është pjesë e aktiviteteve të organizuara nga ana e Shtabit zgjedhorë të Partisë Demokratike.
M Ahmeti