Partia Demokratike në krye me Mr.Nagip Arifin promovoi sot programin e sajë para simpatizantëve të shumtë në fshatin Nesalcë të komunës së Bujanocit.
Edhe në këtë fshat sikurse në fshatrat deri më tash, ku është bërë promovimi i këtij subjekti politik, flitet për projekte të shumta që janë realizuar në periudhën e Mr.Nagip Arifit.
Banorët e ketij vendbanimi edhe sot me shumë kënaqësi krenohen me shkollën e re, simbolin e diturisë me standarde Europiane të cilin me punë të palodhshme dhe me përkushtim arriti ti sigurojë donacionet në kohën kur udhëheqte ekzekutivin Mr. Nagip Arifi.
Për projektet e realizuara në këtë fshat nga periudha e Arifit u lexua një elaborat i gjërë duke i dhënë theks të vaçant rrugës e cila lidh Kosovën me Maqedoninë, nëpërmes vendbanimeve shqiptare ndër të cilët është edhe fshati Nesalcë.
Rinia e fshatit Nesalcë me pjesmarrjen e tyre, dëshmoi se Partia Demoktratike është përqafuar në këtë fshat dhe prijësi i këtij subjekti politik Mr. Nagip Arifi është njeriu që ata dëshirojnë ti udhëheqë në të ardhmën.
Bujanoc, 26 prill
M Ahmeti