Home » Lajme, Opinione » PDK nuk ka obligim të votoj mocionin!

PDK nuk ka obligim të votoj mocionin!

Në këtë situatë, unë e quaj dramatike politike, duhet të mbretëroj aftësia e masës së gjykimit dhe të veprohet me ekuilibër nga të gjithë faktorët relevant politik.

Nga XHAVIT ÇITAKU

Nëse nuk ndodh diçka e papritur Kuvendi i Kosovës , ndoshta, nesër do të këtë në rend të ditës mocionin e votëbesimit për qeverinë e re Kurti. Edhe pse që në fillim është komentuar në mënyra të ndryshme se koalicioni ndërmjet partive aktualisht në pushtet nuk do të këtë jetë të gjatë, megjithatë, askush nuk ka paramenduar se qeveria do të mund të bie kaq shpejt, vetëm për 45 ditë. Pa hyrë në detaje të asaj se kush dhe për çfarë arsye ndikoj në këtë proces aspak të qëlluar në kohë e hapësirë, një gjë po dihet fare mirë se qytetarët me shqetësim të madh  e pritën këtë papërgjegjësi të pozitës, nga e cila vërtetë kanë pritur ndryshime cilësore gjatë mandatit sa ajo do të ishte në pushtet. Pa marrë parasysh se një vendim është marrë për shkarkim të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin për votëbesim në këtë situatë, unë e quaj dramatike politike, duhet të mbretëroj aftësia e masës së gjykimit dhe të veprohet me ekuilibër nga të gjithë faktorët relevant politik e sidomos nga Isa Mustafa e Albin Kurti. Thënë konkretisht, që të dy pa u vonuar duhet të ulën e të bisedojnë shtruar për këtë situatë të rëndë dhe t’i lënë anash të gjitha mospajtimet që i kanë, që do të thotë të kthehet gjendja e mëparshme dhe të vazhdon punën qeveria. Kryeneqësi në politik nuk duhet të këtë. Taktik politike po. Politikani duhet të këtë qëndrim të paluhatur vetëm kur është[ fjala për integritetin territorial të vendit, gjërat tjera siç thash bëhen me taktik e mençuri veprimi sipas situatës.

Opozita po i fërkon duart

Fatkeqësisht edhe pse nuk do të duhet të ishte kështu, opozita po i fërkon duart dhe sikur mëzi po pret që mocioni të dalë para delegatëve dhe pa mëdyshje ta votojnë dhe ta rrëzojnë qeverinë Kurti. Gjithësecila opozitë në tërë globin e dëshiron një gjë të tillë, mirëpo kur të kihet parasysh gjendja që po shkakton koronavirusi vdekjeprurës, opozita nuk do të duhej t’i fryej zjarrit për hirë të qytetarëve, që aq shumë thirret në emër të tyre, të cilët vërtetë i kanë hapur sy vesh duke pritur një përfundim të mirë e të mençur.

Kryetari i LDK mbajti takime me përfaqësuesit e opozitës, pos PDK-së, të cilët e mbështeten dhe u zotuan se do ta përkrahin edhe në Parlament. Ndërkaq, nga frika nga kundërshtarët brenda partisë së tij, Isa Mustafa nuk e pati guximin që ta takoj edhe përfaqësuesin e PDK-së edhe pse për shumë vjet ishin bashkë në koalicion. Këtu nuk ka asgjë të keqe, mirëpo sugjerimi im është se PDK-ja nuk do të duhet ta votonte mocionin, përkundrazi do të duhej ta injoroj dhe të mos marrë fare pjesë në mbledhjen që do ta mbaj Kzvendi në lidhje me këtë akt aspak të qëlluar politik. Nëse iniciuesi i këtij mocioni nuk dëshiron bashkëpunim, atëherë përse PDK-ja të marrë pjesë në këto lojëra dhe tek e fundit përse ta ndihmoj LDK-në ta rrëzoj qeverinë. Besoj se edhe qytetarët do t’i jepnin notë pozitive nëse veprojnë kësisoj.    

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch