Home » Lajme, PDSH » PDSH fton PVD dhe LR ta pranojnë kërkesën e saj për kryetar të Komunës së Preshevës

PDSH fton PVD dhe LR ta pranojnë kërkesën e saj për kryetar të Komunës së Preshevës

Partia Demokratike Shqiptare dje mbajti mbledhjen e kryesisë së saj dhe në bazë të diskutimeve të anëtarëve të kryesisë, nxjerr këtë:

KOMUNIKATË


Praktika e bisedimeve njëmujore rreth koalicionit PDSH, PVD dhe LR u tregua e dëmshme për demokracinë e regjionit tonë që është kultivuar përgjatë këtyre tridhjetë viteve pluralizmi politik në Preshevë e më gjërë.
Prandaj, ftojmë PVD e LR që të njohin parimet e demokracisë dhe respektojnë fuqinë e votës elektorale në raport me partnerët e koalicionit të mundshëm.
Në këtë kontekst, funksioni i kryetarit të komunës në vazhdimin eventual të bisedimeve brenda bllokut PDSH, PVD dhe LR, për PDSH-në është i panegociueshëm sepse i takon partisë me fuqinë më të madhe politike brenda këtij blloku.
Ndarja e funskioneve në administratë komunale dhe pushtet lokal të kryhet sipas fuqisë politike brenda këtij blloku subjektesh PDSH, PVD, LR dhe UDSH, në mënyrë proporcionale.
PDSH është e përkushtuar të vazhdoj negocimin në këtë formacion politik gjer tani opozitar me qëllim që fuqishëm t’a kthejë në bllok subjektesh politike partnere në pozitë.
PDSH është shumë e përgatitur dhe e gatshme të përballet edhe me sfidat e radhës që mund të vijnë si pasojë e mosmarrveshjeve eventuale mes subjekteve politike të bllokut PDSH, PVD dhe LR.
25 prill 2021 Kryesia e PDSH-së
Në Preshevë sektori për informacion dhe media

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch