Home » Lajme, PDSH, Vendore » PDSH ka mbajtur mbledhje të përbashkët me të gjithë kryetarët e nëndegëve

PDSH ka mbajtur mbledhje të përbashkët me të gjithë kryetarët e nëndegëve

Komisioni Zgjedhor i PDSH-së ka mbajtur mbledhje të përbashkët me të gjithë kryetarët e nëndegëve në vazhdën aktiviteteve për kuvendin e pestë zgjedhor të PDSH-së. Tashmë komisioni zgjedhor ka përpiluar orarin për zgjedhjet në nëndegë. Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa para kryetarëve të nëndegëve tha se ky kuvend le të jetë me vlera të larta demokratike, duke apeluar që të zgjidhen ata që baza mendon që janë më të mirët. Ai porosity që zgjedhjet të mbahen pa etiketime, pa mashtrime, por lobimi të bëhet me parimin e bindjes. Mustafa tha se PDSH është partia e vetme që bënë zgjedhje brendapartiake me kohë, dhe asnjë anëtarë dhe as kryetari nuk janë të konzervuar dhe të paprekshëm. E sa i përket degës së PDSH-së në Bujanoc, pritet që të ketë ndryshime në krye të saja. Mustafa tha se PDSH në Bujanoc do të bëhet fuqi, pasi që kur PDSH është fuqi atëherë edhe në Bujanoc politika shqiptare do të ztabilizohet. Në PDSH tashmë zgjedhjet Brenda partiake kanë filluar qysh me zgjedhjet e reja që janë bërë në kuadër të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, ndërsa do të përmbyllen me kuvendin e përgjithshëm zgjedhor që do të mbahet në muajin nëntor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch