Home » Lajme, PDSH » PDSH ka shpalosur programin dhe ka prezantuar kandidatët e saj në njësinë nr 16 Caravajkë dhe 18 Kurbali

PDSH ka shpalosur programin dhe ka prezantuar kandidatët e saj në njësinë nr 16 Caravajkë dhe 18 Kurbali

PDSH ka shpalosur programin dhe ka prezantuar kandidatët e saj në njësinë nr 16 Caravajkë dhe 18 Kurbali, ku një numër i madh i votuesve nga malësia kanë marrë pjesë në tubim e mbajtur në shkollë. Kryetari i nëndegës Deli Dalipi ka thënë se gjatë pushtetit të PDSH në malësi është investuar sa 100 vjet e fundit që nuk është bërë asgjë. Edhe kandidati Lutfi Hafizi nga njësia 18 Kurbali dhe Bujar Ademi nga njësia16 Caravajkë kanë konfirmuar investimet e bëra në Malësi dhe përkushtimin e kreut Mustafa që Karadaku të ketë kushte shumë më të mira, që do të ndikonin në kthimin e shumë banorëve. Ata njëkohësisht kanë falënderuar pushtetin lokal për pastrimin e rrugëve gjatë këtij dimri të ftohtë që më parë nuk ishte bërë një punë e tillë. Hasim Nuhiu përfaqësues i PDSH në cilësinë e anëtarit të këshillit komunal ka folur për projektet që janë realizuar në çdo cep të malësisë si rrugët, uji i pijshëm, por duke përcjellë premtimin se vitin e ardhshëm do të nisë asfaltimi nga fshatit Buhiç në drejtim të fshatrave tjerë për tu lidhë më Republikën e Kosovës. Kandidatët për këshilltarë nga këto njësi dhe përfaqësuesi i PDSH Hasim Nuhiu kanë demantuar kandidatin nga radhët e UDSH-ës duke i rikujtuar se në malësi janë zhvilluar disa projekte jetike për banorët, por dhe gjatë stinës së dimrit rrugët kanë qenë të kalueshme si asnjëherë më parë. Ndërkaq kreu i PDSH Ragmi Mustafa i ka përgëzuar malësorët për trimërinë e tyre gjatë gjitha luftërave. Ai gjithashtu ka thënë së në mandatin e ardhshëm e tërë malësia do të jetë e lidhur me rrugë të asfaltuara. Kreu i PDSH i ka premtuar të gjithë të rinjve se do të regjistrohen në cilindo do drejtim në shkollat e mesme në Preshevë, pastaj në Kosovë e Shqipëri ku të gjitha shpenzimet do ti kenë siguruara. Edhe për studentët kreu Mustafa ka premtuar regjistrim në cilindo fakultet të Shqipërisë dhe Kosovës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch