Home » Lajme, Vendore » PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL arritën marrëveshje për koalicion ku Jonuz Musliu i nominuar për kryetar të Këshillit Nacional

PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL arritën marrëveshje për koalicion ku Jonuz Musliu i nominuar për kryetar të Këshillit Nacional

Marreveshja PDSH, PD, LPD, RD dhe BDLPartitë politike Shqiptare të Luginës së Preshevës në përbërje të PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur më datë 07.10.2014 lidhur me pjesëmarrjen për zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Luginës të parapara për datë 26 tetorë 2014, arritën këtë:

 

MARRËVESHJE

  1. Partitë politike të lartëpërmendura do të marrin pjesë për zgjedhjet e Këshillit Nacional me dy (2) lista zgjedhore
  2. Lista zgjedhore: “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”           (PDSH, LPD dhe RD);
  3. Lista zgjedhore “Partia Demokratike Dr.sc.Nagip Arifi”                 (PD dhe BDL);

 

  1. Të gjitha partitë politike shqiptare të lartëpërmendura u dakorduan që pas shumicës së krijuar nga zgjedhjet e 26 tetorit 2014, për kryetarë të Këshillit Nacional të jetë Z. Jonuz Musliu.

 

Pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe këto parime bazë:

1.Të mbajnë qëndrim të paluhatshëm në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar;

2.Për përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollimit fillor e të mesëm të pranohen vetëm tekstet e botuara në Prishtinë ose Tiranë pa asnjë alternativë tjetër;

3.Mbrojtjen e gjuhës, shkrimit, kulturës, traditës, historisë dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës duke ruajtur gjithsesi edhe vlerat e luftës së lavdishme të UÇPMB-së;

4.Mbajtjen edhe më tutje në fuqi verdiktin e shprehur të popullit shqipëtar të Luginës së Preshevës në Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992.

PDSH – Ragmi Mustafa

__________________

PD – Nagip Arifi

__________________

LPD – Jonuz Musliu

__________________

RD – Ramiz Latifi

__________________

BDL – Skender Destani

__________________

 

 

 

Preshevë, 7 tetor 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch