Home » Lajme, PDSH, Vendore » PDSH Preshevë – Telegram ngushëllimi familjes Stavileci

PDSH Preshevë – Telegram ngushëllimi familjes Stavileci

PDSH LogoPARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

PËR LUGINË TË PRESHEVËS, ME SELI NË PRESHEVË

E respektuara dhe me shumë vlera familje Stavileci !

 

Me dhembje të madhe morem Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të patriotit të pa kursyer për atdheun Akademik Esat Stavilecit.

          Kjo dhimbje jona lidhet me të kaluarën e dinjitetshme dhe profesionale të Profesorit për të përparuar, zhvilluar dhe edukuar gjenerata të tëra. Që nga ditët më të hershme të jetës së tij, Profesori ishte shembull i përkushtimit duke dhënë kontributin e tij edukativ, kontributin politik dhe atdhetar

 

          Akademik Esat Stavileci, do të përkujtohet gjithnjë si një profesor frymëzues për breza të tërë të juristëve dhe për punën dhe kontributin e madh në fushën e studimeve juridike.

          Kalimi në amshim i Akademik Esat Stavilecit është humbje shumë e madhe për familjen, për miqtë, shkencën dhe Akademinë.

 

Në emër të qytetarëve të Luginës së Preshevës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

 

 

Preshevë, 15 gusht. 2015                                                                 

Ragmi Mustafa

Kryetar i PDSH-së, dhe i

Komunës së Preshevës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch