Preshevë
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 17.09.2011, kryesia e PDSH-së pasi shqyrtoi situatën e përgjithsmë politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës dhë në rajon, për opinion lëshon këtë:
REAGIM
Të indinjuar nga deklarata e fundit e zv. Kryeministrit dhe ministrit të punëve të brendshme të Serbisë Ivica Daçiq i cili deklaroi se “Serbia, si masë reciproke, duhet që të bllokojë kalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat i shfrytëzojnë më së shumti shqiptarët”, PDSH reagon ashpër ndaj një deklarate të llojit të para-ardhësit të tij e cila nxitë dhunë, diskriminim dhe urrejtje ndërnacionale dhe e cila synon drejt përkeqësimit të situatës së sigurisë edhe ashtu të rëndë për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Me këtë rast PDSH apelon te shqiptarët e Luginës së Preshevës që të mos bijnë pre e provokimeve eventuale të policisë dhe xhandarmërisë serbe dhe të jenë vigjilent gjatë kalimit të kufinjëve në drejtim të Republikës së Kosovës.
PDSH shpreh shqetësimin e vet me shtimin e numrit të forcave të ushtrisë dhe zhandarmërisë serbe ditëve të fundit, që frekuentojnë nëpër vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës.
PDSH kërkon nga faktori ndërkombëtarë i vendosur në Serbi dhe nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s të vendosura në Bruksel që të mos lejojnë përsëritjen e skenarëve të së kaluarës ndaj shqiptarëve të pafajshëm të Luginës së Preshevës.
Kërkojmë nga NATO-ja që ta rikthejë zonën e lirë tokësore të sigurisë nga marrëveshja e Kumanovës me të cilën do të pamundësonte realizimin e këtyre veprimeve të errëta të qeveritarëve serb.
PDSH, gjithashtu reagon ndaj ministrit serb të arsimit Zharko Obradoviq për ndërhyrjen e tij joprofesionale në ndryshimin e Abetares Shqiptare e cila për ne është denigruese dhe e papranueshme.
Kryetari i PDSH-së
Ragmi Mustafa
Më, 17. shtator 2011
Në Preshevë
Hallall ju qofte qytyne, mbledhje te partis ene zyre te Kryetarit te Komunes, spaskan pas kafe hiq be as sendviqa me honger, qudi , ky ragmija kogja i ha hamburgerat ne zyre,..