PËR LUGINË TË PRESHEVËS, ME SELI NË PRESHEVË
Drejtuar:
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir META
I nderuari kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë!
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ Ju shpreh urimet më të përzemërta e vëllezërore me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Unë jam i bindur që Ju, me urtësinë, shkathtësinë dhe përvojën Tuaj të gjatë politike, do arrini të harmonizoni të gjitha forcat politike në Kuvend për ta arritur synimet e popullit shqiptar për ta marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përfitoj nga rasti t’Ju shpreh mirënjohjen tonë më të thellë për gjithë ndihmën që Shqipëria dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Luginen e Preshevës në këto vitet e fundit, uroj për një bashkëpunim edhe më të thellë të anasjjelltë, e që do të kontribuonte dukshëm në ecjen përpara të proceseve politike, socioekonomike, sigurisë, arsimit, shëndetsisë dhe fushave tjera edhe në Luginë të Preshevës.
Në fund, z.Meta, shumë shëndet e suksese Juve.
Preshevë, 11 shtator 2013 Me rrespekt,
Ragmi Mustafa
Kryetar i PDSH-së, dhe i
Komunës së Preshevës