Home » Lajme, PDSH, Vendore » PDSH vazhdon aktivitetet e saja nëpër nëndegët e qytetit në Preshevë

PDSH vazhdon aktivitetet e saja nëpër nëndegët e qytetit në Preshevë

PDSH Nendeget PresheveSipas kryetarit të partisë z. Ragmi Mustafa, duke qenë se Presheva është një vendë heterogjen duke patur parasysh përbërjen e popullatës ku një numër i konsiderueshëm janë që kanë prejardhje nga fshatrat për’reth qytetit, ishim të obliguar që t’i ftojmë aktivistët nga të 9 (nëntë) nëndegët që kemi në qytet e që shumica prej tyre iu kanë përgjigjur kësaj ftese të cilët i falenderoj në emër të partisë.

Në pyetjen tonë se ku keni arritë në grumbullimin e formularëve per regjistrim ne listën e veçant për Këshill Nacional, Mustafa tha se gjer tani kemi arritë ti grumbullojmë mbi 4000 formularë dhe nga aktivitetet që kemi në teren shpresojmë ta tejkalojmë numrin e votuesve që kemi pasë në zgjedhjet e fundit komunale e që shpresojmë në fitoren tonë dhe me këtë do t’i argumentojmë me veprim konkret arsyet tona të kyçjes në Këshill Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch