Fondi humanitar i Kosovës Lindore ? Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, në Zvicër, në kuadër të aksionit « të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë », sot, më 26.07.2014, ka ba inaugurimin e 2 (dy) shtëpive në fshatin Somolicë.
Saktësisht në shtëpi të reja, nga ky fond, kanë hy Vedat Ferati dhe Qani Mustafa, dhe në Medvegjë 3 ( tri ) shtëpiave, Arif Pajaziti, fam Sadik Islami, dhe Zajnulla Murati. Nga gjithësejt 100 shtëpi të parapara për ndërtim, në fazën e parë, këtë vit, do të realizohen 30 sish. 20 prej tyre janë të përfunduara, ku përfituesit do të vendosen para Fitër Bajramit.
Ndërsa 10 të tjera do të përfundohen jo shumë gjatë pas kësaj feste. Më 31.07.2014, në Shtëpinë e Kulturës « Abdulla
Krashnica » në Preshevë, duke filluar nga ora 10 :00, solemnisht do tu dorëzohen çelsat e shtëpive të përfunduara kryefamiljarëve përfitues.
Me këtë rast fondi ka prega- titë një ekspozitë me fotografi që nga fillimi e deri te përfundimi i ndërtimit të shtëpive nga të tri
komunat ? Preshevë, Bujanoc, Medvegjë. Shfrytëzojmë rastin dhe ftojmë qytetarët që të vizitojnë këtë ekspozitë përmes së cilës do të njihen drejtëpërsëdrejti me rrjedhën e ndërtimit të këtyre shtëpive.
Për arsye të caktuara, tani për tani, Kryesia e Fondit, ka marrë vendim që mos të shfaqen TV inçizime të hyrjes në shtëpi të reja familjeve përfituese të këtyre shtëpive.
Kryesia e fondit / Kryetari Xhelal Memeti