Për Kosovën, jo sovranitet shtetëror sic duan serbët, ndërkombëtarët dhe korrupsioni e tradhtarët

Read Time:2 Minute, 48 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI


Kosova si shtet i pavarur ka të drejtë absolute që në mënyrë të lirë e të pavarur dhe sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë pa iu nënshtruar asnjë lloj pushteti të korruptuar dhe asnjë lloj vullneti dhe imponimi të huaj; shteti sovran ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime për mbrojtjen, forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.
Cdo masë apo vendim që merret nga qeveria e Kosovës në zbatim të sovranitetit është mëse e ligjshme dhe e justifikueshme për një shtet sovran dhe të pavarur sic është Kosova.
Ndryshe, ata politikanë dhe media shqiptare që mendojnë dhe deklarohen në të kundërt, disa nga ata nuk e kanë haberin se cfarë është sovraniteti shtetëror,disa janë të korruptuar dhe nuk u intereson interesi kombëtar, dhe disa edhe bëjnë punën e Serbisë.
Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e sovranitetit.
Të gjitha shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës duhet ta mbështesin sovranitetin shtetëror të Kosovës, dhe së pari këtë mbështetje duhet që Kosova ta ketë nga Shqipëria, detyrimisht dhe pa asnje kusht.
Për sovranitetin e Kosovës vendos vetë populli shqiptar i Kosovës, dhe nuk pranojnë shqiptarët sovranitet të imponuar dhe as sovranitet eksperimental për të plotësuar kushtet serbe, nuk do të pranojmë as sovranitet ashtu sikurse u intereson interesave të ndërkombëtarëve.Edhe miqt dhe aleatët e vertete te shqiptarëve duhet ta mbështesin sovranitetin e Kosovës, ashtu si duan shqiptarët dhe ashtu sic e kanë dhe e mbrojnë ata sovranitetin shtetëror në shtetet e tyre. Jo pazare mbi sovranitetin e Kosovës as sipas interesave momentale të politikëse e të të pushtetit në Tiranë, dhe as sipas tradhtisë e interesave të korrupsionit të politikanëve të Kosovës.
Shikoni se si të gjitha shtetet dhe të gjitha kombet të parin dhe kryesorin kanë interesin kombëtar, Amerikanët kanë Amerikën të parën, rusët kanë Rusinë, kinezët kanë Kinën, izraelitët Izraelin, turqit Turqinë, francezët Francën, kroatët Kroacinë, grekët Greqinë, serbët të parën kanë Serbinë dhe “botën serbe”.
Pra edhe ne shqiptarët të parën e kemi Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarizmin.
Të gjitha marrëdhënit e marrëveshjet mes shteteve e kombeve të botës janë marrëdhënie e marrëveshje interesash mes kombeve , të gjitha bëhen vetëm për interesa dhe për përfitime reciproke. A nuk jemi ne shqiptarët që prej interesave e pazareve të Rusisë, Europës, Britanisë e Francës , serbosllavisë e Greqisë kemi vuajtur e pësuar aq rëndë si asnjë komb tjetër i Europës?
Ata na ndanë, na përcanë,na coptuan dhe me trojet tona luajtën dhe nuk kursyen asgjë kundër shqiptarëve.
Edhe sot shikojeni se si sillen kundër Kosovës po këta aktorë sepse cdokush shikon interesat e veta, dhe asnjë shtet nuk jep asgjë nga sovraniteti shtetëror i vet.
E duam ne shqiptarët Kosovën se është e jona, e duam atdheun se e kemi amenat dhe trashëgim prej të parëve, e kemi amanet prej patriotëve, dëshmorëve, heronjve dhe prej clirimtarëve. E duam Kosovën se jemi shqiptarë , dhe e duam lirinë dhe shtetin tonë se prej shekujsh e mijvjecarë jemi këtu autokton në tokën tonë, në shtëpinë tonë. Serbo-Rusia barbare dhe ti Europa hileqare, jo nuk ka më pazare me trojet shqiptare.
E duam shtetin dhe lirinë ashtu si na takon, nuk e duam shtetin ashtu si duan që të na imponojnë të tjerët.
Shqiptarët i dalim vetë zot Kosovës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ambasadori Hovenier thotë se çështja e dinarit ka prekur partneritetin Kosovë-SHBA
Next post Pesha e Fjalës së Profesorit Gjok Vuksani