Për nderë të 100 vjetorit të Pavarsisë së Shtetit Shqiptar në sallën e madhe të Shtëpisë së Kultursë në Preshevë u mbajt sot manifestim kulturor për të shënuar në mënyrë solemne këtë jubile të 100-të të organizuar nga grupi punues pran këshillit komunal të Preshevës. Me intonimin e himnit kombëtar filloi edhe manifestimi në fjalë ndërkaq më pas kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa I përshëndeti të pranishmit, insitutcionet e pushtetit local, kryetarin e Bashkësinë Islame të Kosovë dega në Preshevë. Jemi në një ditë të pa zakontë të Komunës së Preshevës madje sot jemi në një tubim mjaft të rëndësishëm për shqiptarët ku do që janë nëpër botë,dhashtë zoti që ky 100 vjetor të na sjell frymë në integrimet evropiane shprehet kështu kryetari I komunës së Preshevës.
Edhe kryetari i Kuvendit të Komunës Ramiz Latifi i përshëndetit të pranishmit me shpresë që të jemi pjesë e frymës së shoqërisë evropiane.
Ndërkaq më pas fjalën e mori edhe zavendëskryetari i komunës Skënder Destani I cili I përshëndeti të pranishmit. Na mbete që ne të punojmë për integrime evropiane potencon zoti Destani.
Më pas doctori i historisë Isuf Ahmeti u prezantua me një referat historic i cili potencoi se i bashkohemi gëzimit të dhjet million shqiptarëve në botë për këtë ditë të shënuar me urimin që të jemi të bashkuar në çdo përpjekje që çon drejt paqës dhe lulëzimit të Shqipërisë etnike.
Ky eveniment kulturor u shënua edhe me program kulturo artistic me recitime,këngë dhe valle të përgatitura nga Shoqëria Kulturo-Artistike Presheva Jehon nga Presheva si dhe nga Okteti Preshevar. Në fund për të gjithë të pranishmit në salle për nderë të 100 vjetorit të Pavarsisë është shtruar drekë në restoranin Evropa në Preshevë. /H.R./Parapërfundimit të këtij manifestitmi grupi punues pran këshillit konmunal njëherit organizoator i këtij tubimi ka ndarë dy mirënjohje për Ramdan Ismailin dhe Fazli Musliun me çrast i ndau kryetari i Komunës Ragmi Mustafa.