Home » Lajme, Vendore » Përfaqësusit politik dhe institucional i shprehin ngushllime familjes Osmani

Përfaqësusit politik dhe institucional i shprehin ngushllime familjes Osmani

Pas konfirmimit se Besnik Osmani nga fshati Geraj i Komunës së Preshevës është gjendur i vdekur në afërsi të fshatit Llofcë të Gjilanit, strukurat politike dhe institucionale të Luginës së Preshevës shprehën ngushllime për familjen Osmani

Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar
I trishtuar me humbjen tragjike të jetës së Besnik Osmanit, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Osmani.

Në fakt, bashkëqytetarët e Luginës së Preshevës ishin tronditur me lajmin për zhdukjen e tij që më 24 mars.

Me këtë rast i bëj thirrje organeve gjegjëse të rendit që të hetojnë e zbardhin plotësisht rrethanat e humbjes së jetës të Besnik Osmanit.

Familjes së tij, Zoti ua shtoftë durimin dhe forcën në këto momente të vështira!

OVL UÇPMB
Lajm i trishtë derisa po prisnim lajme për kthim pranë familjes të bashkëluftëtarit tanë Besnik Osmani i cili u zhduk që nga 24 Marsi.
Sot u kofirmua se është gjetur trupi i pajet i Besnikut.
Ngushllime marë familjes Osmani dhe gjithashtu mgushllime gjithë bashkëluftëtarëve të Besnikut .
Me rrespekt nga kryesia e Ovl UÇPMB-së
Bujanoc

Ragmi Mustafa, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare
I dashur Besnik! Do të kujtoj ashtu si në ditën e parë kur u njohëm në gjimnaz në vitin 1994, do të kujtoj si nxënës i shkëlqyer, inteligjent, i shkathët.Të mbaj mend në qindra momente të tjera në këto vite miqësi e punë.
Sot morëm vesh një lajm tronditës deri në fund të pabesueshëm. Një ngjarje e rëndë për familjen e të afërmit, miqtë, kolegët, të gjithë ne…
I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse. Urojmë që të bëjnë të pamundër për ta zbardhur këtë vdekje enigmatike dhe eventualisht autorët e krimit të vendosen para drejtësisë.
Uroj të prehesh i qetë. Zoti i dhëntë forcë familjes!
RM.

Shaip Kamberi, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik
I trishtë ishte lajmi për zhdukjen e Besnik Osmanit me 24 mars.

Sot edhe më i trishtë ishte lajmi që morëm sot se Besniku u gjet i vdekur në rajonin e Gjilanit.

Besoj thellë në institucionet e Republikës së Kosovës në hetimin dhe zbardhjen e rastit.

Familjarëve të të ndjerit në emrin tim personal dhe në emrin e anëtarësisë së Partisë për Veprim Demokratik si kryetar i saj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Uroj që të gjejnë forcën që ta përballojnë me kurajo këtë dhimbje të madhe.

Partia për Veprim Demokratik
Shaip Kamberi, kryetar

Ardita Sinani, Kryetare e Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë
Sot, morëm lajmin e trishtueshëm për vdekjen e Besnik Osmanit, i cili u zhduk më 24 mars.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, rrethin, dhe të gjithë që e njohën!

Shpirti i tij u prehtë në paqe, ndërsa familjes Zoti ua shtoftë durimin dhe forcën për të tejkaluar dhimbjen!

Sami Salihu, Kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë
Ngushellimet me te sinqerta familjes Osmani!

U prehte ne paqe shpirti i Besnikut, qofte i perjetshem kujtimi per te!

Armend Aliu, Zavendës Kryetar i Komunës së Preshevës
Nuk të kishim vetëm shok klase, të kishim edhe inspirim për harmoni mes nesh e mbi të gjitha edhe inspirim për dashuri ndaj atdheut dhe kombit.

U ndave herët nga jeta shok i dashur! Do të na mungosh të gjith shoqërisë, ndërsa familjes së nderuar Osmani, të cilëve dua ti shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, do i mungosh edhe më shumë, me ta ndajmë dhimbjen.

Dua të falemnderoj të gjithë ata që kontribuan dhe që u angazhuan për kërkimin tënd, nuk do të heshtë as për ata që qëndruan indiferent.

Këtë foto ku je ti me flamur e gjeta në galerinë e grupit të shoqërisë së klasës, foto e bërë nga unë në Prishtinë në një protestë për bashkim, të këtillë si në foto do të kujtojmë gjithmonë, ndërsa foto e dytë është foto e përfundimit të maturës.

I lehtë të qoftë dheu dhe u prehsh në parajsë Besnik!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch