Përfshirja e Berlinit dhe Parisit në dialog, lëvizje për zgjidhje afatgjate

Read Time:1 Minute, 37 Second

Ndonëse ende nuk dihet se cili do të jetë rezultati përfundimtar i negociatave, përfshirja e parë direkte e Berlinit dhe Parisit në dialog, në Serbi po shihet si një lëvizje drejtë një zgjidhje afatgjate.

Në Serbi, vlerësohet se me angazhimin direkt të Berlinit dhe Parisit është bërë një kthesë kyçe drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në një letër, dyshja evropiane kancelari Scholz dhe presidenti Macron u bënë thirrje Vuçiqit të jetë “i gatshëm për vendime të vështira”, që çojnë në përparim në dialog.

“Përfshirja e përfaqësuesve të Berlinit dhe Parisit, ndërsa më herët edhe Escobar-it, mendoj që tregon se, ose jemi në prag të zgjidhjes së çështjes, ose ata do të detyrojnë të dyja palët të marrin disa vendime të vështira deri te një kompromis. Nuk besoj se kjo do të thotë njohje e drejtpërdrejtë, por mendoj se ata po flasin për normalizimin e marrëdhënieve, se si Serbia dhe Kosova mund të bashkëpunojnë dhe njerëzit të jetojnë normalisht”, ka thënë Natan Albahari, deputet nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ndonëse  ende nuk dihet se cili do të jetë rezultati përfundimtar i negociatave, përfshirja e parë direkte e Berlinit dhe Parisit në dialog, në Serbi po shihet si një lëvizje drejt një zgjidhjeje afatgjate.

“Ata presin gjithçka, përveç njohjes formale. Ata presin ulësen e Kosovës në OKB, dhe një zgjidhje sikur mes dy Gjermanive. Ata presin që Serbia dhe Kosova të mos u krijojnë probleme njëra-tjetrës, që de fakto të jenë dy shtete të pavarura, ndërsa jam i sigurt se do të kërkojnë një fjalë për opinionin serb si diçka që nuk është vërtet një njohje, por ka një formë tjetër”, tha Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.

Në Serbi, vlerësohet se angazhimi i kancelarit Scholz dhe presidentit Macron tregon vendosmërinë e BE-së drejt zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, dhe parandalimit të ndikimit Rusisë në Ballkan.

/RTK/

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Veriu i Kosovës, Ana Bërnabiq: Interesi i Serbisë dhe i popullit serb është paqja dhe stabiliteti
Next post Erdogan: Shpresoj se Kosova dhe Serbia së shpejti do të arrijnë marrëveshje për targat