Home » Histori » PËRMENDORET, LAPIDARËT, BUSTET, PLLAKAT PËRKUJTIMORE NË RAJONIN E BUJANOCIT

PËRMENDORET, LAPIDARËT, BUSTET, PLLAKAT PËRKUJTIMORE NË RAJONIN E BUJANOCIT

 

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

Përmendorja e Komandnt Lleshit

 

 

Përmendorja e Komandnt Lleshit, Ridvan Qazimit në Tërnoc, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0561061, me gjatësi gjeografike: 470273.7, në lartësi mbidetare: 425 m.

Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi u lind në Tërnoc të Bujanocit, më 4 prill 1964, ndërsa më 2001, pas nënshkrimit të Marrëveshjes s Konçulit, të cilin në emër të UÇPMB e nënshkroi Ridvan Qazimi, forcat serbe hyn ne territorin e shqiptarëve dhe në vendin e quajtur „Gurët e Buajve“ mbi Tërnoc ra heroikisht Komandant Lleshi.

Ridvan Qazimi ishte aktiv në aktivitetet kulturore, sportive, bamirëse të „Nënë Tereza“, deri më vitin 1998. Pas Luftës së Uçk-së në Kosovë , me shokët e ardhur nga Uçk e Kosovës formuan Uçpmb në Luginën e Preshevës.Emërohet komandant i Brigadës 112“Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami“ nga Shtabi i përgjithshëm i UÇPMB-së dhe mori nofkën „Komandant Lleshi“. Në bisedime tripalëshe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar mori pjesë edhe Ridvan Qazimi, kryenegociator u emrua Komandan Lleshi dhe nënshkroi Marrëveshjen e Konçulit më 2001.

Në këtë përmendore prehet edhe Dëshmori Besim Faiku, i lindur në Tërnoc, më 7 mars 1978.

Pllaka në hyrje të fshatit Priboc

 

 

 

Pllaka në hyrje të fshatit Priboc, në të cilën është paraqitur edhe harta e këtij fshati malor në Malësinë e Bujanocit.

Harta e Pribocit e gdhendur në pllakë paraqet Mëhallët që e përbëjnë fshatin Priboc: HURUGLICAJT,KARADAKAJT, KEKAJT,FANAJT,VRENEZAJT, SADIKAJT.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0563832, me gjatësi gjeografike: 471760.0, në lartësi mbidetare: 966 m.

Varrezat e Dëshmorëve në DobrosinVarrezat e Dëshmorëve në Dobrosin gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0554436, me gjatësi gjeografike: 469905.7, në lartësi mbidetare : 691 m Varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin-2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në Varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin me nderime të larta ushtarake u varrosën: Daut Sulejmani,  Artan Abazi dhe Berat Sinani.

Përmendorja në Fshatin Lluçan kushtuar Artan Abazit

 

Përmendorja në Fshatin Lluçan kushtuar Artan Abazit nga Miratoci i Preshevës, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422647.8, me gjatësi gjeografike: 214218.7, në lartësi mbidetare: 380 m.

Artan Abazi u lind në Miratoc të Preshevës, më 24 maj 1981. Artani e ndihmoi Uçk-në me bartjen e barnave dhe municionit nga Maqedonia për në Kosovë. Pas mbarimit të Luftës së Kosovës, u rreshtua në Brigadën e 111 „Fatmir Ibishi“ të UÇPMB.Më 18 shkurt 2001, bie heroikisht Artani me dy shokët e tij: Bajram Arifi dhe Besim Tahiri. Artan Abazi emrohet Komandant Miratoca, në shenjë respekti dhe meritave luftarake dhe me nderime ushtarake  në Dobrosin, në Varrezat e Dëshmorëve.

Përmendorja  e Dëshmorëve në Dobrosin

 

Përmendorja  e Dëshmorëve në Dobrosin gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0552324, me gjatësi gjeografike: 469988.7, në lartësi mbidetare: 626 m.

Përmendorja është ngritur në shenjë nderimi për Betim Berishën,  i lindur më 7 mars 1981 në Prizren, Eqrem Hoxhës, i lindur më 18 qershor 1977 në Prizren dhe Shkëlzen Krasniqit i lindur më 1 prill 1980 në Rahovec.

 

Varrezat e Martirëve në Dobrosin

 

Varrezat e Martirëve në Dobrosin gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0554305, me gjatësi gjeografike: 469905.4, në lartësi mbidetare: 707 m.

Prej 15 nëntorit  të vitit 1999 deri më 26 janar të vitit 2000, policia serbe nuk kishte dalur në Dobrosin. Këtë ditë një grup policësh dhe paramilitarësh serbë ia kishin mësyar Dobrosinit. Në pamundësi të depërtojnë nga mbrojtja e fshatarëve dhe rrezistenca e armatosur e tyre, tërhiqen në drejtim të Bujanocit dhe te vendi i quajtur „Kodra e Butisë“ i zënë vëllezërit, Isa dhe Shaip Saqipin, të cilët po ktheheshin nga mali, në shenjë hakmarrjeje i ekzekutojnë të dy vëllezërit në mënyrë shumë barbare dhe mizore.

Më 30 janar u varrosën në Dobrosin, ku morën pjesë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe më gjërë, ngjarja i motivoi shqiptarët që aktivisht t’i bashkangjiten dhe me të madhe UÇPMB-së.

Kështu edhe filloi Lufta në Luginë të Preshevës, të cilën në mbrojtje të pragut familjar, e udhëhoqi shumë denjësisht UÇPMB.

Përmendorja e Fatmir Ibishit në Konçul

 

Përmendorja e Fatmir Ibishit në Konçul gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422844.2, me gjatësi gjeografike: 214141.6, në lartësi mbidetare: 357 m.

Fatmir Ibishi u lind në Uglar të Gjilanit, më 10 tetor 1964. Fillimisht Fatmiri i takon Brigadës 171 „Kadri zeka të Uçk-së, ndërsa mëvonë bëhet pjesëtarë i UÇPMB-së dhe me trimerite e tija bëhet i famshëm në Luginë të Preshevës. Është Dëshmori i parë i UÇPMB-së që ra në aksion dule luftura.

MË 26 SHKURT 2001, gjatë një aksioni luftarak me forcat serbe vritet në Grykën e Konçulit. Më 3 prill 2001 me nderime të mëdha u varros në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Brigara 111 e UÇPMB-së për meritat e Fatmirit ne luftë mori dhe mbajti emrin e tij.

Përmendorja në Varrezat e fshatit Breznicë e Epërme

 

Përmendorja në Varrezat e fshatit Breznicë e Epërme gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559036, me gjatësi gjeografike: 471009.2, në lartësi mbidetare: 588 m.

Përmendorja është ngritur për dy Dëshmorët e Kombit Sherif Jonuzit dhe Enver Bajramit,të dytë të lindur në Breznicë të Bujanocit. Emrin e tyre e mban Brigada 112 e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ata u varrosën më 28 prill të vitit 2000 në Varrezat e fshatit Breznice me nderime në praninë e shumë qytetarëve të Luginës së Preshevës e më gjërë.

 

Përmendorja e Dëshmorit të Kombit Vehbi Rexhepi

 

Përmendorja e Dëshmorit të Kombit Vehbi Rexhepi gjendet në Varrezat e fshatit Konçul. Vehbi S. Rexhepi u lind më 22 shkurt 1955 në Konçul. Vdiq dy dite pas nënshkrimit të Marrëveshjes se Konçulit, më 21 maj 2001 dhe po të njëjtën ditë u varros. E ndihmoi UÇPMB-në-sidomos aktiv në logjistikë.

Përmendorja gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike:  42291.5, me gjatësi gjeografike:  21411.2, në lartësi mbidetare: 394 m.

Përmendorja kushtuar Muharrem Kadriut

 

 

Busta-Përmendorja kushtuar Muharrem Kadriut në tërnoc/1924-1967/ gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 422849.0, me gjatësi gjeografike: 214453.6, në lartësi mbidetare: 365 m.

Emrin e Muharrem Kadriut, dëshmorit nga Lufta e Dytë Botërore e mban Shkolla fillore më e madhja në Bujanoc.

Varri-përmendore i Xhevat Ajvazit në Bilaç

 

 

Varri-përmendore i Xhevat Ajvazit në Bilaç gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 422124.2, me gjatësi gjeografike: 214430.3, në lartësi mbidetare: 410 m.

Xhevat Ajvazi u lind në Bresiq të Konçulit, më 7 prill 1947.Të parët e tij u dëbuan nga Ostrogllava e Jabllanicës së Leskocit gjatë viteve 1878-1880.

Në vitet 1956-58 Xhevati me familje vendoset ne Vaksincë të Kumanovës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje.

Më 8 korrik 1982, Xhevati dënohet me 6 vjet burg.  Vdiq më 26 maj 1991, varroset më 27 maj 1991, ku morën pjesë mbi 40 mijë bashkatdhetar nga të gjitha viset shqiptare, në përcjelljen e patriotit Xhevat Ajvazi.

Çezma-Përmendore në Bozhinjec

 

 

Çezma-Përmendore në Bozhinjec gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 422639.2, me gjatësi gjeografike: 214560.1, në lartësi mbidetare: 393 m.

Pllaka përkujtimore në Klenik

 

 

Pllaka përkujtimore në Klenik gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422332.9, me gjatësi gjeografike: 215332.5, në lartësi mbidetare: 427 m.

Vendi i quajtur „Ekzekutimi“ në Lluçan

 

 

 

Vendi i quajtur „Ekzekutimi“ në Lluçan gjednet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422633.5, me gjatësi gjeografike: 214211.3, në lartësi mbidetare: 375 m.

Gjatë dhjetorit të vitit 1944, Brigada e XVI serbe që kryesisht në radhët e veta kishte serbët lokalë, në Lluçan, tregon një plak i paskanë marrë 15 burra të zgjedhur dhe nisen për Dobrosin. Posa dalin nga fshati në vendin i quajtur „Ekzekutimi“, afër Mullirit Binak i ndajnë 12 shqiptarë dhe përveç Fehmi Destanit nga Lluçani që ik dhe shpëton, 11 burra të tjerë pushkatohen: Sabedin Abedini, Fejzë Graci, Ali Xhemaili, Isa Fejzullahu, Hesat Bajrami, Sali Jahiu/16 vjeçar/, Rexhep Hyseni, Rashit Fejzullahu, Salihu/një rom/, Jonuz Limani dhe Kurtali Ibrahimi. Për këtë ngjarje dhe vendin e ekzekutimit tregon edhe Rexhep Kadriu  i Lluçanit.Banorët e fshatit edhepse i ndëgjuan krismat nuk patën guxim të dalin në vendin e ngjarjes, por pas një jave shkuan dhe gjetën kufomat e prishura nga koha, por edhe nga kafshët dhe shpezët.

 

REFERENCAT

 

1.Hasani, Halim, Yjet e Lirisë/Biografi e dëshmorëve të UÇPMB-së/, Prishtinë, 2010

2.Bektashi, Nijazi, Katandisjet dhe likuidimet pa gjyq të Shqiptarëve në komunën e Bujanocit 1912-1946/IV/, Jehona, nr.68,69, 2002

3.Hasani, Halim, Dalja në skenë e UÇPMB-së, Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare  gjatë historisë, Preshevë, 2013

4. Projekti i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë: “Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona” realizuar në vitin 2013/2014

 

Preshevë, më 26 korrik 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch