Përparim Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim.
“Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj. Është konsultuar me këdo që është dashur të konsultohet.Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji. E di sa punë, sa përpjekje dhe sa përgjegjësi ka pasur pas tij. Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe me vendosmëri për ta ruajtur thelbin e tij”, ka shkruar ai në Facebook”.
Gruda tha se nuk tërhiqet nga bindja e tij dhe nuk distancohet nga e tij dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua.
“Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj. Për të tjerat, këtu do të jemi dhe do të flasim”, tha Gruda.
Më shumë storie
Shaip Kamberi shpall fitoren në zgjedhjet për KKSH: Dolëm të parët
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka njoftuar fitoren e listës...
Uran Butka – Vuajtja e bukur
Botimi i parё 2019 Nё ditёt e fundit tё tetorit 2026, u takova sёrish me Uraninm ku ai mё dhuroi...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Albin Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes...
Edhe sot protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Sot, qytetarë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile protestuan për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet...
Hendboll: Nesër ndeshja e dytë kualifikuese për Euro 2028 Kosovë-Hungari
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll nesër ka ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2028. Të dielën prej orës 17:15 në...

Average Rating