PËRPJEKJET PËR LIRI TË SHQIPNIS
Gjon Melyshi
I
Kur bolsheviku, zaptoi Shqipnin
Me zuni Rreziku me lanë shtëpin.
Me zemër të plasun: u nisa, shkova;
Me lot për faqe nanën qafova.
Tuj më më ndjekë, e shkreta desht me m´ndalue,
Mbasi un shtekun, kishim fillue.
E pëveta me furi:shka don?
Me mallë si fëmij, këto fjalë thekson:
Ndoshta, na ma ,s´kemi m´u takue,
Por, amanet, gjallë mos m´u dorëzue.
Me të prij ty, kanë dy Kapidanat,
Qi ma të mirë nuk i banë nana.
Kah len dielli, e perendon hana.
Thotë edhe Kanuni,qi asht Traditë.
Ruejt e mbajtë, këtu në Mirditë.
E mbasi e dave ti me shkue,
Me Prijsat t´onë veç me u bashkue.
II
Pra,or djalë, qi më lae e shkove,
Mbajë në mend, fjalët qi tash ndigjove.
T´u priftë e mbara, se u vonove,
Nanën përseëri unë përshndeta.
Por, s´dij si m´u ba! shtang në kambë mbeta.
Mandej u nisa,pyllës tuj mendue,
Ndër shkoza e lisa, shokët me takue.
Mbasi në mal dola, porsi koçak,
Reaksionarë emnin, mora në Bajrak.
Prej asaj dite, veshem ore,
Porsi hyllë drite, ndër të gjith ne,
Dukej kush prite, Marku si rrfe.
Të lumt na që s´na u vunë prangat,
Por ndoqëm, pa u koritë, Kapidanat.
III
Kështu kalojshin, dimën e verë,
Por, trimat s´drojshin me thanë nji herë.
Të gjithë tregojshin: Bes,Lavd e Nderë;
Në sulme kalojshin, jetën pa vlerë
Kur Marku na tha: shpresa, mëvaret vetëm te na,
E lidhun kje, Besa në veri gjithkahë,
Lajme dhe shkresa vishin,pa da.
S´kishte pengesa, Tiranës me i ra.
Edhe në Tiranë, prej Mister Hudsonit ,
Pelqimi iu dha Markut të Gjonit,
Mandej u dijte, se Elbasanin,
E mbate Alushi, me Hamid Matjanin.
IV
Plani u ba :për mes korrikut,
Luftën me ia nisë, kudo anmikut.
Lajmi u hap ne çdo anë,
Lumë,Kru,Shkodër,Dibër e Tiranë.
Gjithshka gati për kryengritje,
Qi Marku kishte ba ,me pregaditje.
S´kishte ndër në lokalizma,
Grindje ndër veti as ekstremizma,
Por, të gjith për Atdhe e antikomunista.
Për nderë,Fe,Liri Vatan,
Sikur me le, kush diste në mejdan.
V
Por ofshë!Zoti se kish thanë,
Se në rrugë, tuj ra natën pa hanë
N´at t´zezë Bojtinë, na vranë Kapidan.
Eh, ajo orë ,e kjoft mallkue!
Qi si dha dorë,Markut me pshtue.
Qe pra, fati i Shqipnis,
Me mbetë prapë, ndër thoj të Rusis,
Por ,na të malit, qi pshtuem pa u vra,
Luftë komunizmit, i hapëm pa da.
E prap ndër ne , kish djelm si Zana,
Të lemë e të rritun, ndër Kapidana.
Ndër Kapidana prej Mirdite
Lleshi shkelzete ,porsi hyllë drite.
VI
Un jam me ju na tha ni ditë:
Besen e Kanunit s´kam me i koritë.
Për Mark Gjomarkun,mos mbani zi,
Por ,ecni pa u ndalë, mbas idealit të Tij.
Ai luftoi ,sa kje dita,
Me nji grusht djelm qi dha Mirdita.
Kështu tha Lleshi, e m`kamb u çue.
Aman ,Zot! Kur iu nis malit,
Trupin div e pushkën krahut,
Thue se drita ,aty lenë së parit.
VII
Të gjith luftarët, banë kryq në ballë,
Dhe rresht mbas Ti, asnji pa u ndalë,
Morën rrugën e dërvenit,
Si vendosë ,kjo në lok të Kuvendit.
Hei moj zanë, ty të kjosha true!
A din sot, ti me m´kallzue?
Kah janë nisë, këta trima rrfe,
Qi drejt malit, shkojnë pa u xe?
Në luftë me ra ,si e kanë zanatë,
Me anmik, ata me u matë.
Lum për ty , o Zot i lumi,
Vendin Markut me të drejtë zuni.
VIII
Se q´u gëzue; Shqipnija e shkreta,
Se q´u dridh anmiku i mjerë
Se shum nanat, lot gëzimi derdhën,
Motra ,vëllazën kënaqsi shprehen,
Deri fëmija, në moshë të njomë,
Sot e mbrapa kënd nuk drojmë,
Në zemrat e tyne, Atdhe këndojnë.
Këndojnë , Atdhe Liri e Fe,
E bajnë dekën si me le.
Por, medet, o Zot Medet!
Lleshin shtrejt, e kanë zatet,
Shtrejt zatetë, nji ushtri e huej,
Dhe pa turp i thanë: ruej!
Nëse Ti,s´don me u damtuar,
Në kaq, komisari, tuj fole iu afrue,
Si hu gardhi, trupin lakue.
Por ,s´foli ma, me Kapidan.
Se pushka e muer, anë e mbanë.
IX
Pushka krisi ,u dridh Mirdita,
Kush e nisi ?i pari komita?
Atëherë Lleshi, të madhe vikati,
Ushtoi mali, gjimoi shpati,
Mos kujtoni, or t´kuq tradhtarë,
Se më dorzoni, nder komisarë.
Njai Llesh Gjomarkaj, un jam,
Qi përmbi Atdhe , kurgja nuk kam.
Nuk njoh frigë, s´dij me u trishtue,
Ose me ikë, pa pasë luftue.
T´a dini veç, se un kur shti,
Plumbi s´shkon hup, por, mish perpi.
Sikur patë, vetë se komisari
Shembull m´at jetë, ai shkoi ma i pari.
X
Pra mendoni, kur ndrroni vend,
Se do t´pendohi, ju tham, pernji mend.
Plot shtat orë ,pushka ka ngiatë,
Dhe me të , në dore, shkoi Lleshi i ngratë.
Kuku qyqja, ç´ban tuj kja !
Sot Shqipnia, në zemër tha.
S´ka ma djelm ,ndër kto ana,
Me përngja ndër Kapidana .
Qi në Mirditë, si dy luana
Në ma të mirën ditë,u banë kurbana.
Average Rating