Home » Lajme, Shëndetësi, Vendore » Peshevë: Masat që ka ndërmarrë Shtabi Komunal për Situata të jashtëzakonshme

Peshevë: Masat që ka ndërmarrë Shtabi Komunal për Situata të jashtëzakonshme

Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme mbanë mbledhjen e tij të rregullt

Në mbledhjen e mbajtur sot më datë 10 Nëntor 2020, Shtabi Komunal ka analizuar situatën momentale lidhur me pandeminë, ku në bazë të raportit të dhënë nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit dhe pas shumë diskutimeve, ka nxjerrë këto konkluzione:

– Shtabi Komunal për S.J. në Preshevë në bazë të vlerësimit të rrezikikshmërisë dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës epidemiologjike – Covid 19 për tërë teritorin e komunës së Preshevës, konkludon se situata është brengosëse dhe se numri i personave të infektuar është në rritje e sipër, por është nën kontrollë.

Varësishtë prej situatës, ditëve në vijim, Shtabi komunal për S.J. në Preshevë në bashkëpunim me Shtabin republikan për S.J. dhe Qeverinë, do të përcjellë situatën dhe do të ndërmerr masat adekuate, më qëllim të sigurisë së shëndetit publik të qytetarëve të komunës së Preshevës.

– Entit për shëndetin publik në Vranjë dhe inspektorit republikan do t’i dërgohen kërkesa për zhvillimin e kontrolleve të rregullta, me qëllim të aplikimit të masave andi-Covid, në kuptim të përdorimit të maskës dhe mbajtjes së distancës sociale, të gjitha këto me qëllim të pengimit të infektimit të mëtutjeshëm; të pamundësohet lëvizja e lirë e personave të infektuar – për të njejtit të lëshohen aktvendime për karantinim shtëpiak.

– Kafiteritë dhe restoranet të respektojnë masat në fuqi (kufizimin e numrit maksimal të klientëve, distancën mes tavolinave, numrin e karrigeve, dezinfektimi i rregullt i lokaleve etj.)

– Në bazë të plotësim-ndryshimit të ligjit mbi punën e Inspektoriatit (diskutim në parlament), Drejtorati për punët e Inspektoriatit të komunës së Preshevës, ditëve në vijim të ndërmarrë masat ligjore adekuate, me qëllim të respektimit të masave nga ana e qytetarëve dhe subjekteve juridike, për parandalimin e përhapjes së pandemisë në territorin e komunës sonë.

– Shtimi i kujdesit të përgjithshëm të popullatës sonë, duke i shmangur vizitat familjare, grumbullimet e ndryshme, ahengjet e ndryshme familjare etj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch